GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama nuk do të marrë mandat tjetër me kumarxhi si Klosi apo ushtarin e Ballukut

13:43 - 09/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama nuk do të marrë mandat tjetër me kumarxhi si Klosi apo ushtarin e Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar lëvizjet e Edi Ramës në drejtim të emërimeve të drejtuesve socialistë për zgjedhje, tha se asgjë nuk do ta shpëtonte atë nga humbja, pasi nuk mund të besh fushatë me kumarxhi si Bldi Klosi, apo Bledi Çuçi e Pirro Vengu, të cilët tashmë e kanë të nxirë imazhin e tyre.

Berisha u shpreh se transferimi i Blendi Klosi u dërgua në Dibër, sipas tij, “për t’u internuar”, ndërsa e quajti një kumarxhi i sëmurë dhe ndër bixhozxhinjtë më të mëdhenj në vend.

Ndërsa për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili u caktua në Vlorë, Berisha u shpreh se “është bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti dhe se mbetet ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut”.

“Së pari, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë.

Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit.

Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin.

As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi.

Kjo është historia e Blendi Klosit.

Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut.

Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar.

Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës.

Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit.

Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës.

Por e garantoj se nuk do e gëzojë atë mandat, nuk do e marrë dot.

Koha fakton se po ecën në mënyrë të pamëshirshme për ne.

Edi Rama do marrë vendin që u takon padrinove ose bosëve të organizatave kriminale”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të garojë në listë të hapur, ashtu si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati u shpreh se nuk i kemi të përcaktuar akoma listat. “Nëse mendon se Sali Berisha imiton Edi Ramën, është akti i fundit që do të bënte para se të vriste veten”, tha ai

 

Etiketa: berishaKlosikumarxhi

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para

Moti i keq, pa energji elektrike disa zona në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com