GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama nuk do t’i shpëtojë përballjes me komisionet hetimore

21:23 - 13/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama nuk do t’i shpëtojë përballjes me komisionet hetimore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi për herë të parë këtë të mërkurë dialogun mes opozitës dhe mazhorancës për rikthimin e normalitetit në parlament. Në fjalimin e mbajtur gjatë protestës së zhvilluar poshtë banesës së tij, kryetari i PD-së tha se paralajmëroi Edi Ramën se nuk do t’i shpëtojë kurrë përballjes me komisionet hetimore.

Kreu i opozitës shtoi se dialogu në parlament i ditëve të fundit, është bërë në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Ai theksoi se opozita do nuk e braktisë kurrë parlamentin.

“Këto ditë në parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen. Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër. Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese. Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin. Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita”, tha Berisha.

“Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo. Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore. Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre. Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, shtoi ai.

Berisha deklaroi se Edi Rama e ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund. Ai i bëri apel kundërshtarit politik “që të mos provokojë shqiptarët, sepse qytetarët nuk do të ja falin”.

Berisha ripërsëriti thirrjen për qeveri teknike. “Le të bashkohemi ne në betejë pa kthim, në mosbindje civile në të katër anët e vendit për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e opozitës dhe një Shqipëri normale, një Shqipëri të qytetarëve”, tha kryedemokrati.

Një ditë më parë, kreret e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi arritën dakordësi në parim për ngritjen e 2 komisioneve hetimore (nga 8 që kërkohen nga PD), e në këmbim opozita do të heqë dorë nga kaosi në jetën parlamentare.

Lajme të lidhura

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
Breaking Views

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares

20:00 - 02/02/26
Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel
Breaking Views

Berisha rrit tonet para protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

19:06 - 02/02/26
Para
Vritet i riu shqiptar në Londër (Emri)

Vritet i riu shqiptar në Londër (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com