GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, i ftuar në News24, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit kanë qenë një farsë elektorale e paralajmëruar edhe nga rezoluta ndërkombëtare, por theksoi se këtë gjë nuk mund ta thoshte gjatë fushatës elektorale për shkak se dekurajonte mbështetësit.

Por, sipas Berishës, Edi Rama nuk largohet nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët, pasi sipas tij, diktatorët rrëzohen vetëm nga brenda.

Në lidhje me fushatën elektorale, Berisha tha se ka qenë më profesionalja dhe më e përkushtuara e jetës së tij.

Berisha: Sot jemi para faktit të pamohueshëm, jo për deklaratën time, por për një numër të dokumenteve themelore ndërkombëtare që faktojnë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nëse statute u referohet zgjedhjeve, Shqipëria nuk pati zgjedhje por farsë elektorale.

Kjo ishte një farsë elektorale e paralajmëruar, pasi në katër rezoluta ndërkombëtare në 6 muajt e fundit, Shqipëria u identifikuar si vendi që zhvillon farsë elektorale. Këto zgjedhje u zhvilluan në kushte të një terrori të paparë ndaj liderëve opozitarë. Shteti ligjor nuk mbahet më për shkak të kapjes së drejtësisë dhe mosndëshkimit.

Në fushatë elektorale kurrë mos të presë kush që unë të lëshoj gjysmë fjale që dekurajoj mbështetësit e mi. Unë kam punuar në këtë fushatë në mënyrën më profesionale dhe më të përkushtuar të jetës time. Kurrë nuk kam bërë një fushatë si kjo. Kam paraqitur në këtë fushatë programin absolut të jetës time. Kam marrë në këtë fushatë krye ekspertin e botës, Chris LaCivita, kam bërë gjithçka që duhej të bëja për të qenë totalisht i përkushtuar me vetëdijen e plotë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Krahas tyre që kam bërë, është edhe rezoluta e 30 prillit, që i dënon zgjedhjet në mënyrë përfundimtare.

Në mënyrën më të shpeshtë, unë kam deklaruar se do të mbroj votën. Të paktën e kanë kuptuar deklaratën time. Kur skam pas ndërmend të mbroj votën me kallashnikov, por duke bërë gjithçka, kemi një raport ndërkombëtar ku rreshtohen 35 damkosje përfundimtare të këtyre zgjedhjeve për ata që njohin Kartën e Kopenhagës dhe Kodin e Venecias. Edi Rama ikën nga shqiptarët, nuk ikën nga ndërkombëtarë. Diktatorët rrëzohen vetëm nga brenda, vetëm me lëvizje popullore, nuk rrëzohen me votë.

Lajme të lidhura

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet
Aktualitet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26
E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës
Aktualitet

E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

12:16 - 13/07/26
Para
A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është…

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje
Botë

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

Papa Leo ka reaguar ndaj përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës, duke...

Lexo më shumë
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com