GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama përdori McGonigal për të ndihmuar Dakon dhe Doshin

19:49 - 31/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama është në hetim në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Kryesinë e PD-së tha se Rama e përdori McGonigal.

Sipas Berishës, Edi Rama e përdori MCGonigalin për të shpëtuar dy miqtë e tij non grata, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.

Fjala e Berishës

“McGonigal është në hetim të gjithanshëm në SHBA, i përket autoritetet amerikane për të zbuluar lidhjet me Deripaskën dhe të tjerë. Por lidhjet me Edi Ramën janë më të turpshme. Mark Rossini bënte akuza kundër meje, McGonigal nuk është me duar jashtë por ajo që është publikuar, është se me 4 janar të 2018, ish-oficeri i sigurimit të shtetit Agron Neza i dha informacione për kompaninë lobiste të PD.

Pra del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishëm të fushës në SHBA u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI. McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera; për licensa, ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin të shpallur non grata nga DASH.

Dëshmoj se mafia në pushtet, përbën pushtetin më të rrezikshëm, mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për SHBA.Mafia e Tiranës në pushtet është rrezik madhor jo vetëm për shqiptarët por edhe për SHBA. Ju garantoj McGonigal-ër, në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe në SHBA. E se fenomeni nuk është i izoluar, nuk është as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur vetëm ai për shkatërrimin e PD dhe opozitës, forcës politike më pro-perëndimore. Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptaz me të gjithë amoralitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë. E për të njëjtat motive korruptive.

Mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë moral. Kam denoncuar kudo se kjo mafia përdor të gjitha normat e korrupsionit. Korrupsionin monetar, politik dhe erotik, e çdo formë tjetër. Ky është laboratori ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit. I them këto sepse rasti McGonigal ndriçon shqiptarët për të zbuluar korruptimet rreth tyre”, tha Berisha.

Etiketa: berishaMcGonigalRama

Lajme të lidhura

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët
Breaking Views

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët

18:44 - 20/02/26
“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut
Breaking Views

“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

18:33 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare
Aktualitet

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26
Para
Berisha: Rama kontraktoi McGonigal për të shkatërruar opozitën

Skandali McGonigal, Berisha ‘godet’ Bashën: S’guxoi të përmend...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët
Breaking Views

Berisha lë selinë e PD, i drejtohet sheshit para Kryeministrisë bashkë me simpatizantët

18:44 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe i është drejtuar sheshit para Kryeministrisë për të...

Lexo më shumë
“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

18:33 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com