GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama refuzoi zgjatjen e regjistrimit për diasporën, ka tmerr nga vota e lirë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama refuzoi zgjatjen e regjistrimit për diasporën, ka tmerr  nga vota e lirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për abuzim të drejtësisë dhe shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Sipas tij, Rama ka urdhëruar refuzimin e një propozimi të PD-së që do të mundësonte një afat të zgjatur për regjistrimin e anëtarëve të diasporës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i PD-së theksoi se ky veprim është dëshmi e frikës dhe tmerrit që e ka kapur Ramën dhe partinë e tij nga mundësia e një vote të lirë të shqiptarëve jashtë vendit.

Ai gjithashtu akuzoi përfaqësuesit e Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të drejtpërdrejta të Kushtetutës, duke përjashtuar nga e drejta e votës qindra mijëra shqiptarë në diasporë. Berisha bëri apel për një regjistrim masiv të shqiptarëve, si një akt ndëshkimi ndaj atij që, sipas tij, ka frikë nga vota e tyre.

“Edi Rama personalisht në vitin e diasporës urdhëroi përfaqësuesit e tij në KQZ të refuzojnë propozimin e përfaqësuesve të PD për të zgjatur të paktën gjer në datën 9 regjistrimet e anëtarëve të diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Refuzimi kategorik i Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij, Damian Gjiknuri, dëshmon frikën dhe tmerrin që i ka kapur ata dhe partinë e tyre të krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendit.
Ky refuzimi është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit.
Ky refuzim është përjashtimi nga e drejta e votimit e të paktën sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë, por shifrat e tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë pasur dokumentet e skaduara.
Pa përfshirë këtu qindra mijëra të tjerë, të cilët nuk disponojnë dokumente të lëshuara në Shqipëri, por disponojnë dokumente zyrtare biometrike të rregullta të lëshuara në vendet ku ata jetojnë.
Me këtë vendim, Edi Rama firmos turpin e tij historik.
Me këtë vendim ai dëshmon se është i pashpresë në zgjedhjet e 11 majit.
Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve këto orë që kanë mbetur t’i shfrytëzojnë për regjistrimin masiv të tyre, edhe në një akt ndëshkimi për njeriun që ka fobi të tmerrshme nga vota e tyre.
Ndërkohë, thirrja e fundit është për përfaqësuesit e tij në entin rregullator të KQZ, të kundërshtojnë vendimin e Edi Ramës, të votojnë me përfaqësuesit e opozitës, se në këtë mënyrë ata do ngrihen në lartësinë e Kushtetutës së vendit dhe nuk do bëhen mercenarë për të përjashtuar në tërësi mbi 500 mijë shqiptarë nga e drejta e votimit.
Ky është një akt i pashembullt në historinë elektorale, ndaj dhe debati zhvillohet në rregullatoren e KQZ-së, ftoj përfaqësuesit e PS të tregohen socialistë të vërtetë dhe jo përfaqësues të partisë së krimit të Edi Ramës që ka frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaDiasporaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:26 - 13/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Para
Shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun e Tropojës

Abuzuan me 277 milionë lekë, SPAK dërgon për gjykim kryetarin dhe zv/kryetarin e Bashkisë së Tropojës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:26 - 13/07/26

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur...

Lexo më shumë
Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

08:24 - 13/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 13/07/26
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

07:55 - 13/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com