GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ramën do e çojmë në ndjekje penale, asgjë nuk na ndal në…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ramën do e çojmë në ndjekje penale, asgjë nuk na ndal në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha premtoi nga Gjirokastra, ku zhvilloi një takim me mbështetës të opozitës, se Edi Ramën do e dërgojmë në ndjekje penale, nuk ka deklaruar asgjë nga pasuria e thjeshtrës

“Bota e pa se Edi Rama nuk pranon të hetohet se ai ka vjedhur.

Bota e pa se ai nuk pranon të hetohen partneritetet që ka dhënë me firmën e tij, se ai nuk pranon të hetohen familjarët e tij.

Kushtetuta, ligji e përcakton qartë, familjarët e kryeministrit, ministrit, deputetit, nuk mund të përfitojnë nga tenderat publike.

Dhe nëse përfitojnë, mandati ikën.

Thjeshtra e tij, punësohet në studio të mëdha të huaja dhe ato studio vijnë këtu dhe fitojnë të gjithë tenderat.

Lënë të gjithë studiot tona me duarbosh sepse fitojnë vetëm ata që punësojnë thjeshtrën.

Dhe kur unë i them këtë gjë, ai del e thotë: nga familja ime, asnjeri nuk ka fituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

Kur unë të nesërmen, dal dhe tregoj një pjesë të tenderave që ka fituar thjeshtra, thjeshtri del dhe thotë se familja ime përbëhet nga unë, Linda, Gregu dhe Zaho. E përjashton thjeshtrën.

Por ligji nuk e përjashton.

Dhe zotëria ka kryer dhe ne do e dërgojmë për ndjekje penale.

Ka kryer krime se ne kemi marrë deklarimet e tij”, tha Berisha.

Lidhur me mosbindjen civile, Berisha u shpreh se atë s’do e ndalë asgjë, pavarësisht se Edi Rama mund të mendojë se me izolimin e Sali Berishës do e bllokojë.

“Kjo është përpjekja e fundit ndaj Sali Berishës.

Akuzon dhëndrin e tij se ka marrë në një proces 15-vjeçar, në përputhje të plotë me çdo ligj të vendit, 408 metër tokë të konfiskuar nga regjimi komunist gjyshërve të tyre, të cilët e kanë paguar me burg.

Vetë Edi Rama, nga kjo tokë ka marrë 1200 metër katrorë me katër vendime qeverie.

Kjo është e vërteta.

Dhe tani, porosit gjykatës dhe prokurorë të përcaktojnë masa antikushtetuese kundër meje, duke besuar se me izolimin tim, mund të bllokojë mosbindjen civile të PD.

I bindur jam se kjo jo vetëm do bllokojë, por do fuqizojë më shumë këtë lëvizje dhe Edi Rama do i ketë ditët e shkurtra.

Pra, ne jemi në mision”, theksoi Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre
Aktualitet

Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre

14:14 - 29/11/26
Al Jazeera pasqyron revoltën qytetare në Tiranë: Mijëra shqiptarë në rrugë kundër korrupsionit
Aktualitet

Al Jazeera pasqyron revoltën qytetare në Tiranë: Mijëra shqiptarë në rrugë kundër korrupsionit

13:35 - 29/11/26
Protesta kombëtare/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta kombëtare/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë

13:17 - 29/11/26
Para
VIDEO/ Me portën bosh, Broja humbet shansin për të shënuar

VIDEO/ Me portën bosh, Broja humbet shansin për të shënuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre
Aktualitet

Tensione në protestë, protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper kundër tyre

14:14 - 29/11/26

Kanë nisur tensionet dhe përplasjet në protestën e sotme që po zhvillohet përpara Kryeministrisë kundër Edi Ramës. Disa protestues kanë...

Lexo më shumë
Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë! “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë! “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”

14:05 - 29/11/26
Al Jazeera pasqyron revoltën qytetare në Tiranë: Mijëra shqiptarë në rrugë kundër korrupsionit

Al Jazeera pasqyron revoltën qytetare në Tiranë: Mijëra shqiptarë në rrugë kundër korrupsionit

13:35 - 29/11/26
Protesta kombëtare/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë

Protesta kombëtare/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë

13:17 - 29/11/26
Kapri viziton të riun nga Vlora që u qëllua me plumb gome në sy: Rrezikon shikimin, përgjegjësit e aktit kriminal do mbajnë përgjegjësi!

Kapri viziton të riun nga Vlora që u qëllua me plumb gome në sy: Rrezikon shikimin, përgjegjësit e aktit kriminal do mbajnë përgjegjësi!

13:03 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com