GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-Ramës: Çfarë të lidh ty me 224 mijë metër katror në Gjipe që nuk ka qenë kurrë e regjistruar si tokë e familjes suaj?!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka kërkuar llogari nga kryeminsitri Edi Rama, lidhur me tokën që ka marrë në fshatin Gjipe, ai së bashku me vëllain e tij dhe familjarë të tjerë të Kolekajve.

Berisha thotë se 224 mijë metër tokë në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot.

Ai shtroi pyetjen se çfarë e lidh me atë tokë që nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes se nënës së Ramës.

DEKLARATA

“Meqenëse Edi Rama në vend të paraqitjes së dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë e nënës së tij të ndjerë dhe familjes së saj, për 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të Bregut, të cilat ai në fakt nuk i ka sepse ato dokumente nuk ekzistojnë, u përpoq që mungesën e tyre ta zëvendësojë me sharje me fjalë të pista prej ordineri, kërcënime banditeske, gënjeshtra dhe mashtrime të trasha dhe banale. Për t’i dhënë mundësi të sqarojë publikun për dosjen Gjipeja dhe lidhjet e tij direkte me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë, unë sot po i drejtoj atij publikisht disa pyetje“, tha nisi, ndërsa më tej listoi pyetjet:

1- A keni deklaruar ju Edvin Gjipea më datën 24 maj të vitit 2024, po citoj se: ‘unë dhe e ndjera nëna ime nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë?

2- A është nëna jote Aneta Rama Koleka, së bashku me Kolekë të tjerë, palë në gjyq me shtetin që ka kërkuar 224 mijë metër katror tokë në Gjipe?

3- Në rast se po, pse mashtrove publikisht me datë 24 maj, fole në emër tendin, por edhe në emër të së ndjerës nënë që nuk të përgënjeshtronte dot? A e dini ju Edvin Gjipea se mashtrimi publik është vepër penale, dhe mashtrimi publik në emër të njeriut që nuk jeton më, është vepër penale dy herë më e rëndë se e para.

4- Nëna juaj e ndjerë nuk jeton më, pra ti dhe Olsi a jeni trashëgimtarë të saj apo nuk jeni? Mos do thuash se është vetëm Olsi?

5- Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Shtoj këtu se familja e gjyshit tuaj, Petro Koleka, ka pasur ministër të Enver Hoxhës, por dhe vetë gjyshi yt Petro Koleka nuk ishte pa shkollë?

6-Çfarë të lidh ty kryeministër, me nder shtetar me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë.

“Lidhur me këto pyetje pres një përgjigje të kthjellët dhe të qartë, para se unë të vazhdoj me pyetje të tjera, të cilat ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka”, përfundoi ai.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Para
Kontrollohen banesat e zyrat e Beqajt dhe 6 të tjerëve! Ish ministri lë policinë e Tiranës vendoset tek Blloku i Sigurisë

Abuzimi me fondet e BE-së, gjykata lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com