GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ramës po i soset vaji i kandilit, do marrë atë që meriton

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ramës po i soset vaji i kandilit, do marrë atë që meriton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka hyrë në stinën e protestave. Në fjalën e tij para gazetarëve, ai tregoi skenarët e aksionit opozitar, duke folur edhe për tubime spontane.

Berisha gjithashtu paralajmëroi Edi Ramën se “ i kanë përfunduar letrat dhe do të marrë atë që meriton”.

Për ish-kryeministrin Berisha protesta që do të zhvillohet të hënën, kur diskutohet edhe mandati i tij është protestë për Shqiptarët dhe jo për hallin e tij personal.

“Narkodikatori kërkon të marrë edhe pushtetet që nuk i kontrollon akoma. Kështu që protestat kanë qenë program i padiskutueshëm, alfa dhe omga e fjalës time janë mosbindja civile dhe protestat.

Më e rëndë është amendamenti që u miratua ditën e djeshme. Kjo do të thotë asgjësim i mandatit të deputetit. Çfarë i thotë Edi Ramës atë bën, por Edi Ramës po i përfundojnë letrat dhe do marrë atë që meriton.

Do ketë një zinxhir protestash, tani ne fillojmë stinën e protestave. Një projekt ka ekzistuar, po projekti modifikohet dhe fillohet me protesta madje edhe sporadike, me qëllimin më madhor që të shkohet drejt organizimeve më madhore”, tha Berisha.

I pyetur për pjesëmarrjen e Gazment Bardhit në protestë, Berisha tha: “Unë besoj se çdo njeri që kundërshton Ramën është me këto protesta”.

Opozita ka ftuar në protestë qytetarët shqiptarë ditën e hënë me 18 dhjetor në orën 11.30  tek kryesia e Kuvendit.

Ky reagim i mosbindjes civile vjen pas protestave të njëpasnjëshme të deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës në Kuvend dhe ne komisione për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime që u jep kushtetuta.

“Opozita e të drejtave të mohuara në Aksion thuhet ne sloganin e ftesës për këtë protestë të madhe.

 

 

Etiketa: berishaKandiliKryesore1Rama

Lajme të lidhura

E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd
Aktualitet

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026
Aktualitet

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:28 - 19/11/26
Para
Nuk përmbahet Trejsi Sejdini, zbulon format ‘bombastike’ me bikini

Nuk përmbahet Trejsi Sejdini, zbulon format 'bombastike' me bikini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e...

Lexo më shumë
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

08:56 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com