GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Reforma në drejtësi është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

20:23 - 28/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Reforma në drejtësi është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar reformën ne drejtësi, si eksperimentin më të shëmtuar të ekstremit të majtë në Europë.

Duke folur në tryezën ‘Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë’ e organizuar nga Albania Policy Center dhe fondacioni ‘Konrad Adenauer’, Berisha u shpreh se ‘reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

Dokument, i cili u bë publik në një nga këto pikat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale’.

Pjesë nga fjala:

Do ta nis këtë fjalë me një falënderim dhe mirënjohje për drejtuesin e fondacionit ‘Adenauer’ në Shqipëri, zotin Tomas Kunc, mbështetjen e tij të çmuar në shumë fusha, por edhe angazhimin e këtij fondacioni për të ndihmuar shqiptarët në një nga problemet më të rëndësishme dhe më të komplikuara me të cilat përballen sot.

Dua të falënderoj zonjën Nagler për misionin që ka marrë nëpërmjet fondacionit Adenauer, për një shqyrtim të asaj që u quajt reformë në drejtësi, por që de facto është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë dhe me disa ngjashmëri me disa elementë në SHBA dhe pastaj në vende ku demokracia nuk ekziston.

Unë dua të falënderoj Editin dhe Dianën, të cilat me guxim morën përsipër të trajtojnë me fondacionin Adenauer këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila mbart në vete disa të vërteta realisht të pabesueshme për një vend anëtar i NATO-s, që aspiron të integrohet në BE.

Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

Dokument, i cili u bë publik në një nga këto pikat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.

Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.

Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.

Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?

E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.

Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.

Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

Ajo që ndodhi nga një procedurë e papërdorur kurrë më parë në ndonjë vend, nga një eksperiment unik në botë që u bë në Shqpëri, është se është krijuar një stok i madh dosjesh që rritet nga viti në viti, që para 3 vitesh ishte 132 mijë, sot është 150 mijë dosje.

Dhe, ata që flenë mbi dosje, ata që flenë mbi të drejtën e qytetarëve për të pasur një proces ligjor të ndershëm, ata nuk bëzajnë më.

Ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të këtij dështimi madhor me pasoja katastrofale për Shqipërinë, sepse bllokimi apo asgjësimi i çështjeve civile, de facto i kushton vendit miliarda euro humbje.

Nga ana tjetër, ky bllokim ka zhdukur sigurinë juridike në këtë vend.

Aq e rëndësishme dhe aq jetike për shtetin e të drejtës.

Siguri juridike këtu nuk ka më.

Kjo situatë ka bllokuar tërësisht investimet e huaja në këtë vend.

Ka privuar vendin nga miliarda.

Ato që ju keni lexuar, ato janë që të gjitha të TAP-it, të Devollit dhe të Fanit. Të tjerat janë blerje banesash nga emigrantët shqiptarë, që këtu i regjistrojnë si të huaj.

Sepse nuk ka të huaj që mund të vijë të investojë në një vend kur e sheh që një çështje civile duhet të presë 15 vite.

Pra, kjo është një pasojë jashtëzakonisht e rëndë për qytetarin shqiptar.

Por, tani marrim disa aspekte të tjera të kësaj reforme.

Një aspekt tjetër dramatik, antidemokratik, antikushtetues i saj, është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin që i dorëzon dosjen.

Kjo nuk ka qenë as në diktaturë.

Jo!

Se si mundet në një vend të lirë të pretendohet që të vësh gjykatësin në survejim të prokurorit, që i çon atij dosjet, nuk ka mendje më të mbrapshtë përveçse ekstremi i majtë, i cili kërkon me çdo kusht të kërkojë drejtësinë me mekanizma antikushtetues, mund të vendosë një ligj të tillë.

Dhe ju e shihni se çfarë mbrojtje i bëjnë me propagandë këtij sistemi.

Ndaj del edhe kreu i prokurorisë speciale e thotë se afërmendsh gjykatësi do bëjë atë që i themi ne.

Sigurisht sepse segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, gjer edhe te telefoni im si qytetar dixhital. Po, po.

Atëherë ta heqim, pse të kemi gjykatës, kemi prokurorin dhe kaq.

Ky është një kontroll policesk i paimagjinueshëm.

 

Etiketa: berishadrejtesiKryesore1Reforme

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
SKANDAL! Koço Kokëdhima futet në fushë dhe godet e ofendon arbitrat (Video)

FSHF dënon dy presidentë klubesh, ndëshkim ekstrem për Koço Kokëdhimën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com