GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha rendit shkeljet e Veliajt për inceneratorin e Tiranës

12:28 - 14/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha rendit shkeljet e Veliajt për inceneratorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi si krim të Erion Veliajt kalimin me firmën e tij të mbetjeve në landfill. Berisha tha se Erion Veliaj detyroi me 3 polici bizneset që të detyrojnë inertet vetëm në Sharrë, duke i mundësuar kështu koncensionarit që në 30 vjet të përfitojë 450 mln euro.

Duke iu referuar deklaratave të Erion Veliajt lidhur me inceneratorin e Tiranës, Berisha tha se SPAK po tenton ta paraqesë Erion Veliajn si viktimë të ustallarëve në letra, Zoto dhe Mërtiri.

“Sipas Erion Veliajt, vjedhja e shekullit nuk është krim, por vetëm gabim.

Me këtë rast, i them Erion Veliajt, se përgjegjësi numër një për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, se nuk bëhet fjalë për gabime, por për vepra penale dhe krime të rënda.

Ndaj prokuroria speciale që po heton zemërthyer vjedhjen e shekullit prej 3 vitesh, ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh. Nuk është gabim, por vetëm krim i Erion Veliajt kalimi me firmën e tij në praktikën me djegien, që është dy herë më e kushtueshme sipas KLSH.

Nuk është gabim, por është krim i Erion Veliajt, zëvendësimi i procedurës së djegësit të Elbasanit dhe Fierit me tender publik, në procedurën me dhënien me koncesion apo PPP, e cila për 30 vite do i paguajë koncesonarit, dmth Erion Veliajt, rreth 1 miliard euro.

Nuk është gabim, por vjedhje e krim i Erion Veliajt dhe askujt tjetër, detyrimi antiligjor i bizneseve që pas vitit 2016, që çdo kuintal dhe apo inerte, ta depozitojnë vetëm në Sharrë, dhe vetëm e vetëm që kompania e djegësit të Veliajt të merrte 450 milionë euro nga këto biznese.

Nuk janë gabime, por vepra penale të gjitha firmat e vendosura për djegësin e Tiranës, sepse ai është fakti penal më i tmerrshëm për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetajn, pavarësisht se ai e kishte kundërshtuar këtë procedurë 5 herë. Së fundmi, ai firmosi vetëm pasi ti me firmën tënde dhe vulën e bashkisë, mashtrove për leverdesshmërinë e djegësit.

Nuk është gabim, por vetëm krim insistimi yt kundër Ministrisë së Financave për leverdesshmërinë e projektit, edhe pse sipas KLSh është dyfishuar barra për taksapaguesit.

Nuk është gabim, por krim dhe vetëm krim kur ti Erion insistove për dhënien e 8 pikëve bonus për kompaninë tënde fantazmë, që nuk regjistronte në asnjë regjistër të shtetit shqiptar.

Nuk është gabim, por është krim kundër Kushtetutës firmosja në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur ai këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë për këtë çështje.

Nuk është gabim, por shkelje e rëndë e ligjit dhe Kushtetutës kur firmos në emër të Këshillit Bashkiak të pambledhur ndonjëherë. Akti yt është i njëllojtë sikur Edi Rama të firmosë në emër të Lindës së parlamentit

Nuk është gabim, por është krim i rëndë të fshehësh gabimet e tua me Alberto Presecin dhe Flavio Tosin, që kanë ardhur te ti me çarter, sepse e dinin se ti ishte pronari i vërtetë”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishainceneratorVeliaj

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Ndodh edhe kjo, kamarieri i pakënaqur me 500 euro bakshish

Ndodh edhe kjo, kamarieri i pakënaqur me 500 euro bakshish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com