GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha replikon me Spiropalin për raportin e PE: Lexove një trillim! Rama damkoset se ka krijuar shtetin elektoral

12:38 - 12/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha replikon me Spiropalin për raportin e PE: Lexove një trillim! Rama damkoset se ka krijuar shtetin elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të Elisa Spiropalit, pas publikimit të draft-raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi raportin si një akt damkosës për kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke ironizuar Spiropalin si “Miss Metamorfozën” dhe përmendur Altin Troplinin.

“Raporti i Parlamentit Europian i referohet fjalë për fjalë konstatimeve të OSBE/ODIHR dhe institucioneve ndërkombëtare, që theksojnë se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta. Kjo është dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet elektoral”, tha Berisha.

Sipas tij, raporti akuzon qartazi qeverinë për përdorim të burimeve shtetërore në fushatë, mungesë të barazisë në garë dhe kapje të institucioneve.

“Në raport përmendet qartë se ndarja e pushteteve nuk respektohet në Shqipëri. Dhe përgjegjësi kryesor për këtë është Edi Rama”, shtoi ai.

Berisha përgënjeshtroi pretendimet e mazhorancës se opozita është kundër procesit të integrimit, duke theksuar se Komisioni dhe Parlamenti Europian e konfirmojnë mbështetjen e opozitës për integrimin.

Në fund, Berisha akuzoi kryeministrin për shkelje sistematike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si goditje të drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor.

“Edi Rama nxori dje Miss Metamorfozën apo Pëllumbesha Spirogjokën për një mashtrim publik para shqiptarëve, për të kryer një akt mashtrimi publik para qytetarëve shqiptarë.

Miss Metamorfoza, e cila çdo trillim dhe mashtrim që i përcjell Skënderbuçi i saj, falënderoi në një akt hipokrizie ekstreme për raportin që do miratojë Parlamenti Europian në korrik të këtij viti për Shqipërinë.

Kur nuk ke cipë, nuk njeh kufi, nuk njeh standard, nuk njeh kriter.

Në qoftë se ka në këtë raport njerëz të personalizuar, jo me emër, por me akte, janë Edi Rama, Miss Metamorfoza dhe Altin Troplini.

Këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura dhe më lejoni t’i marr me radhë.

Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, delegacionit të Parlamentit Europian, delegacionit të Këshillit të Europës, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta.

Barazia në fushatë elektorale është kriteri i të gjitha kritereve për zgjedhje të drejta apo zgjedhje që respektojnë parimet ndërkombëtare.

Por, raporti damkos Edi Ramën jo vetëm se deklaron se fusha ishte e pabarabartë, por sepse thotë u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet.

Pra, raporti akuzon Edi Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelore kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Ja se çfarë përshëndet Pëllumbesha Spirogjoka.

Por do shkojmë pak më tutje.

Të paskrupullt dhe të rënë në çark, ka përfunduar koha kur raportet shkruheshin në zyrat e Edi Ramës.

Në një kohë krejt tjetër…

Raporti që në hyrje hedh poshtë mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës dhe Miss Metamorfozës se gjoja opozita qenka kundër procesit të integrimit.

Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian konfirmojnë se opozita mbështet plotësisht integrimin.

Por në raport damkoset Edi Rama si njeri që përqendron të gjitha pushtetet në duart e veta.

Theksohet disa herë se ndarja e pushteteve është një parim themelor që nuk respektohet në Shqipëri, konkretisht nga parlamenti.

Natyrisht Brukseli e di se ajo është një kukull mjerane që lexon deklaratat bajate.

Por Brukseli e di se në qoftë se ka një njeri përgjegjës numër një në Shqipëri për shkelmimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa të cilat nuk ka shtet ligjor, si instanca eprore në mbrojtje të Kushtetutës dhe të konventës evropiane të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën.

Konventa ka një gjykatë në Strasburg, por çdo Gjykatë Kushtetuese duhet të zbatojë ato parime sepse janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Spiropali

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para
Berisha: Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i ka thirrur në zyrë…

Berisha: Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet, ministri Hasani i ka thirrur në zyrë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com