GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rikthimi i investimeve të huaja, prioritet kombëtar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rikthimi i investimeve të huaja, prioritet kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Subodh Narain Agrawal, një sipërmarrës me një aktivitet të shtrirë në disa kontinente në fushën e teknologjive të reja, të energjetikës apo burimeve natyrore.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se rikthimi i investimeve të huaja, një prioritet kombëtar, pasi Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit ka përjetuar ndryshime tragjike në drejtim të investimeve të huaja.

Postimi:

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim Z.Subodh Narain Agraëal, një sipërmarrës me një aktivitet të shtrirë në disa kontinente dhe një portofol investimesh globale në fushën e teknologjive të reja, të energjetikës apo burimeve natyrore.

Me një interes të veçantë për sektorin energjetik në Shqipëri, me Z. Agraëal shkëmbyem gjerësisht mbi aktualitetin në vend si dhe mbi zhvillimet më të fundit ndërkombëtare. Z. Agraëal shihet si një lider i inovacionit dhe shërbimeve financiare me një eksperiencë mbi 40 vjeçare të shtrirë në transaksione që i tejkalojnë 30 miliardë dollarë. Aktiviteti i tij bazohet në Londër, Dubai e Neë Delhi dhe është vlerësuar disa herë si një ndër personalitet më të spikatura të biznesit atje.

Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit ka përjetuar ndryshime tragjike në drejtim të investimeve të huaja. Jo vetëm që vendi ka dështuar të thithë investitorë të huaj, por dhe shumë prej tyre të vendosur në Shqipëri gjatë qeverisjes sonë të viteve 2005-2013, kanë vendosur të tërhiqen nga tregu vendas.

Largimi i tyre lidhet drejtëpërsëdrejti më vendimet anti-kombëtare dhe anti-biznes të qëverisë Rama duke filluar që nga rritja me 50% të taksave, rritja e pasigurisë në vend për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, klientelizmi i administratës dhe dështimi në ofrimin e shërbimeve cilësore, pa harrur dhe së fundmi, tkurrjen e forcës punëtorë dhe fuqisë blerëse për shkak të shpopullimit tragjik të viteve të fundit. Kjo tkurrje e investimeve të huaja ka prekur fatkeqësisht çdo sektor, që nga sektori bankar apo telekomunikacionet, e deri tek arsimi e shërbimet teknologjike siç dëshmoi së fundmi largimi i detyruar i kompanisë prestigjioze Aleat.

Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që Shqipëria të rikthehet në një zgjidhje të parë për çdo investitor të huaj. Thithja e investimeve cilësore perëndimore e ndërkombëtare, rritja e pagave, futja e teknologjive të reja, fuqizimi i ekonomisë kombëtare, janë objektivë madhorë të PD-së për të cilët angazhohemi me të njëjtën vendosmëri si gjatë qeverisjes sonë të shkuar. Shqipëria është një vend i bekuar me asete të jashtëzakonshme dhe shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të emigruar. Ndaj, sa më parë të largojmë Edi Ramën dhe t’i rikthejmë shpresën vendit!

Etiketa: berishainvestimeKryesore1

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
Para
De Laurentiis nuk duron: Bota e futbollit e verbër, boll me lojtarë afrikanë!

ADL: Këtu duhet ‘ligji Thatcher’, duhen larguar tifozët kriminelë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com