GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, ajo nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin dhe diktaturën e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, ajo nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin dhe diktaturën e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kjo ishte java e eksplozionit të revoltës më të fuqishme studentore që ka njohur vendi. Ishte java në të cilën studentët e universitetit të Tiranës, gjimnazeve të Tiranës dhe më pas gjimnazeve të qarqeve Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, universitetet e këtyre qarqeve dhe gjimnazet e këtyre qyteteve, dhe së fundmi dje greva e përgjithshme dhe gjimnazistëve në mbarë vendin, ishin zhvillimet më shpresëdhënëse, me jehonën më të madhe ndërkombëtare.

Ishin zhvillimet që dëshmuan, se rinia shkollore e Shqipërisë nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin shqiptar, diktaturën autokratike të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Se rinia e universiteteve dhe gjimnazeve të vendit nuk pranon më tutje piramidën e mashtrimit mediatik dhe propagandist që iu është bërë atyre në vite e vite. Duke paraqitur farsën zgjedhore si votë të lirë. Duke paraqitur produktet e drogës si suksese. Duke mashtruar me idealet evropiane të cilat në të vërtetë rrënoheshin çdo ditë e më shumë. Duke korruptuar shtetin në çdo qelizë, gjuhën dhe mendimin. Rinia studentore dhe e gjimnazeve të vendit u ngrit mbi këtë gërmadhë, e vendosur të luftojë për të ardhmen e saj të vërtetë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, këta të rinj po luftojnë në të vërtetë për çdo shqiptar, për fëmijët e çdo shqiptari të ndershëm, po luftojnë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri. Besoj se çdo qytetar, çdo prind, çdo burrë dhe grua, kudo që punon Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, e cilësoi javën e fundit si shpërthimin e revoltës studentore në vend, duke theksuar se protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe qytete të tjera dëshmojnë se rinia nuk pajtohet me qeverisjen e Edi Ramës. Berisha deklaroi se të rinjtë po luftojnë jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për çdo shqiptar, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe prindërve t’i mbështesin në protestat kundër qeverisë.

Duhet të ndjejë përgjegjësinë reale ndaj tyre sepse narkoshteti nuk zbriti nga qielli. Narkoshteti dhe Padrino që vrau, që dogji si zjarrvënësi më i egër i shqiptarëve, dogji ëndrrat e qindra mijëra të rinjve dhe i detyroi ata të largohen nga Shqipëria, nuk zbriti nga qielli, por ishte këtu midis nesh. Edhe si një akt reflektimi që u pranua de facto të ndërtohet para syve tanë shteti i drogës. U pranua de facto që zgjedhjet të shndërrohen në farsë të turpshme zgjedhore dhe përsëri të quhen zgjedhje. Edhe për faktin se kanë shpërthyer me dhjetëra e dhjetëra skandale, të cilat faktojnë vjedhjen e miliarda e miliarda eurove nga pronat publike dhe buxheti i shtetit, u vazhdua me të njëjtën tolerancë.

Pra, në njëfarë mënyre këta djem dhe vajza të mençur dhe guximtarë po përballen sot me egërsinë më të madhe të sistemit të bazuar në drogë që u ndërtua para syve tanë. Të sistemit që u bazua në vjedhjen e shqiptarëve, ndaj të cilit nuk u reagua siç reagon çdo komb i qytetëruar kur ndjehet i vjedhur. Pra, ka një detyrim madhor ndaj këtyre të rinjve nga shoqëria shqiptare që të derdhet në rrugë dhe t’i mbështesë,” tha Berisha

Etiketa: berisharinia

Lajme të lidhura

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë
Aktualitet

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë

13:47 - 17/10/26
Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve
Aktualitet

Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

13:33 - 17/10/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë
Aktualitet

TIA sqaron qytetarët: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në funksionalitet të plotë

13:26 - 17/10/26
Para
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

TIA sqaron qytetarët: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në funksionalitet të plotë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë
Aktualitet

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë

13:47 - 17/10/26

Ish-drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ka deklaruar se Shqipëria po përballet me krizën më të rëndë politike të...

Lexo më shumë
Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

13:33 - 17/10/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

TIA sqaron qytetarët: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në funksionalitet të plotë

13:26 - 17/10/26
Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, ajo nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin dhe diktaturën e Ramës

Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, ajo nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin dhe diktaturën e Ramës

13:03 - 17/10/26
Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra  janë e ardhmja e Shqipërisë

Sopranoja e njohur Inva Mula apel Ramës: Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, ato zëra janë e ardhmja e Shqipërisë

12:41 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com