GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rruga e Ramës, e vetme në botë ku s’bashkohen segmentet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rruga e Ramës, e vetme në botë ku s’bashkohen segmentet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur në takimin e organizuar në Pogradec, ku u prezantua dhe kandidati i opozitës për bashkinë e qytetit liqenor, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, rruga Qafë-Plloçë ka 10 vite që nuk mbaron.

Berisha tha se, kjo është rruga e vetme në botë ku nuk puqen segmentet, pasi kanë 14 metra diferencë.

“Në vitin 2013 përfundoi ndërtimi dhe rindërtimi i 11 mijë km rrugë, mbetën edhe 3 mijë të tjerë, nga ku absolutisht secila rrugë ishte rrugë kombëtare me fonde të garantuara nga ne. Bypass-i i Fierit, Vlorës, rrugët e tjera, rruga e Arbrit, rruga e Qukës, Qafë-Plloçë. Që të gjitha me financim të garantuar.

Pse e bëra këtë analizë? E bëra për t’ju thënë ju se në qoftë se kryeministri që erdhi mbrapa kishte shpirt e zemër, kishte kënaqësi, begatinë e qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre, ai kishte mundësi të plotë 100% që rrogat jo t’i dyfishonte, por absolutisht t’i trefishonte pa asnjë lloj problemi.

Rrogat sot janë 30% më të ulëta për shkak të inflacionit sesa ishin në vitin 2013.

Ka dy muaj që kalon nga studio në studio, pensionistët do marrin 80 mijë lekëshin. Po e morën, ta gëzojnë. Por iu garantoj pensionistëve, se ajo 80 mijë duhet t’iu jepej atyre rrogë rritje të paktën çdo dy vjet.

Çfarë ndodh? Në qoftë se ne rritëm borxhin 4.4%. Sa e rriti Edi Rama borxhin? Edi Rama e rriti borxhin në 107%, e rriti 43%. Në çfarë e kthej? Në pasurim të papërmbajtur të vetes, ministrave, zyrtarëve të tij, oligarkëve dhe klientelës së tij.

Ajo rrugë që nuk po përfundon kurrë, Qukës-Qafë Plloç, ajo kishte projektin, financimin. Është 43 km. Kushtonte me të gjitha përllogaritjet 70-73 milionë euro, asnjë qindarkë më shumë. Sa ka shkuar gjer më sot më thoni ju mua? 250 milionë euro dhe do të shkojë më shumë. Çfarë ndodh? Për të kuptuar se pse nuk rriten rrogat. Njëherë e bllokoi, pastaj tha: jo, jo nuk është projekti. Bankat nuk japin kurrë kredi, po nuk çove projektin dhe po nuk e studiuan një për një atë. Nuk japin kredi ato.

Jo, tha nuk është projekti. Se duhet të ndryshonin projektin që të vidhnin. Nuk ndryshuan asgjë. Dhe ajo është rruga e vetme në Europë, ndoshta rruga e vetme në botë së cilës vidh e vidh nuk të sosur tani nuk i puqen segmentet. A keni dëgjuar kështu jo more zotërinjt, më kuptoni apo jo?

Po ka hajdutë më të paskrupullt, më të pafytyrë se këta?

Mund të ndodhë ndonjëherë në 100 apo 1000 që tuneli nuk përputhet, po të mos përputhet segmenti i rrugës në sipërfaqe. Vetëm hajdutët ecin si e si të shtojnë çmimin, të vjedhin me thes paratë tuaja. A keni dëgjuar ju të ketë një hetim për ata të cilët u dalin me 14 metra diferencë niveli i rrugëve në sipërfaqe? Asnjëri. Askush nuk bëhet përgjegjës.

Vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Unë mora rrugën Qukës-Qafë Plloç, por çdo rrugë është e tillë. Çdo rrugë ka histori të tmerrshme vjedhjeje.”, u shpreh ai.

Etiketa: berishaKryesore1rruga

Lajme të lidhura

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Para
Tërmeti, hulumtimi nuk jep shpresë për Turqinë

Tërmeti, hulumtimi nuk jep shpresë për Turqinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26

Artisti Robert Aliaj Dragot ka reaguar ashpër për dhunën policore ndaj të rinjve që po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com