GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Berisha: Salianji u burgos sepse u përball me klanin Rama-Xhafa!

18:47 - 08/02/25
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Salianji u burgos sepse u përball me klanin Rama-Xhafa!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të ashpër në protestën e opozitës para Kryeministrisë sot, ku akuzoi Kryeministrin Edi Rama për abuzim të pushtetit dhe shtypje të opozitës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ai vetë ishte vendosur në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës dhe se ish-presidenti i vendit Ilir Meta ishte goditur dhe përballur me dhunë për të trembur opozitën.

Ai po ashtu përmendi rastin e Ervin Salianjit, i cili sipas Berishës u burgos për shkak të përballjes së tij me “klanin mafioz të Ballkanit dhe Evropës Rama-Xhafa”.

Berisha theksoi se ato përpjekje nuk do të kishin sukses, dhe se opozita dhe populli i lirisë do të vazhdonin të luftonin për të drejtat e tyre. Ai i ftoi protestuesit të mos trembeshin, duke u shprehur se ata që përpiqen të trembin popullin opozitar, përfundimisht do të mjerohen.

“Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të tij ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua duke menduar ky kriminel se do të tmerronte opozitën. Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit deputeti ynë Ervin Salianji, martiri i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin mafioz më të rrezikshëm të Ballkanit e Evropës, klanin Rama-Xhafa. Menduan se do të na trembnin, por gabuan rëndë. Ja ku e kemi ne, 200 metra më tej prijësin tonë të përjetshëm. Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë. Jo mor jo! Përkundrazi, do të mjerohen ata që mund të mendojnë se na trembin ne”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Berisha niset menjëherë drejt aeroportit pas fjalimit në protestë, nesër takim me shqiptarët në Romë

Berisha niset menjëherë drejt aeroportit pas fjalimit në protestë, nesër takim me shqiptarët në Romë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Lexo më shumë
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com