GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha, sërish akuza ndaj Yuri Kim: Drejtësinë e kanë ajo dhe Rama. Jam ankuar te Biden

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklaratat e Yuri Kim, Berisha i “kërkon ndihmë” presidentit Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë takimit në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj ambasadores Yuri Kim duke e cilësuar si guvernatore ndërsa theksoi se ajo nuk mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, referuar ankimimit në Apel të statutit të PD-së. Mes të tjerash, Berisha tha se i ka kërkuar Presidentit Joe Biden që të mos lejojë që kjo të ndodh pasi është gjëja më e rëndë që mund të bësh në një vend demokratik. Ashtu siç ka bërë edhe herë tjetër, Berisha u shpreh kundër Reformës në Drejtësi duke theksuar se u bë për të çuar drejtësinë në duar të kryeministrit Edi Rama apo ambasadores Yuri Kim.

“Guvernatorja apo ambasadorja. Shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore. Kjo tregon se  Reforma në Drejtësi ishte për ta vënë drejtësinë në kontroll të Ramës apo ndonjë tjetri si puna e saj Guvernatores. Reforma nuk mund të ketë qëllime të tilla. Ata përfitojnë nga kjo situatë. Por harrojnë se e tregojnë vetën si kolaboracioanist” – u shpreh Berisha.

Kujtojmë se pas akuzave të ripërsëritura të Sali Berishës se ambasadorja amerikane Yuri Kim, po ndërhyn në proceset zgjedhore, ka ardhur edhe përgjigja e kryediplomates amerikane në vendin tonë, e cila i është përgjigjur qartë ish-kryeministrit, tashmë të shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

“Nëse ndërhyrja në procesin gjyqësor, nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin, atëherë ‘PO’,’ shkruante ambasadorja, ‘SHBA do të vijojë që të bëjë pikërisht këtë gjë”.

Sipas Yuri Kim, SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtarë të SHBA-së.

Sakaq Berisha nuk la pa thumbuar edhe Enkelejd Alibeaj duke thënë se kontrollohet nga Edi Rama.

“Edi Rama shfrytëzon elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi apo ky Kapllani këtu. Asgjë nuk na ndal ne se kjo lëvizje është e pandalshme. Ata që u përpoqën ta ndalojnë dështuan. Dhe kjo do bëhet uragan të vërtetë. Kjo ka mision shpëtimin e Shqipërisë” – tha Sali Berisha.

Etiketa: akuzaankuardrejtesineEdi RamaJoe BidenSali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Plas arma në Lezhë, qëllohet drejt një automjeti tip ML

Plas arma në Lezhë, qëllohet drejt një automjeti tip ML

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës...

Lexo më shumë
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com