GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha sfidon Ramën: Bëhu burrë dhe firmose po ta mban…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha sfidon Ramën: Bëhu burrë dhe firmose po ta mban…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i opozitës, Sali Berisha sfidoi publikisht kreun e qeverisë Edi Rama duke i kërkuar të kalojë në parlament pr.ligjin për parashkrimin për të cilin tha se e ka “tmerr” dhe nuk pranon ta firmosë.

Në mbledhjen me grupin e deputetëve, Berisha tha se nuk mund të ketë parashkrim për kryeministrin dhe ministrat e qeverisë sepse sipas tij, “përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin”.

“Ligji që kemi sjellë këtu ka një bazë solide kushtetuese po këtë e mban Linda e Parlamentit. Ligji ka 6 muaj që pret në sirtare dhe ne do ta denoncojmë me forcën më të madhe, nuk ka sjellë amendamentin e dorëzuar para 7 muajsh për heqjen e të drejtës së parashkrimit për kryeministrin.

I them Edi Ramës bëhu burrë dhe ta bëjmë këtë nen e ta firmosim, firmose ti ta firmos dhe unë po ta mban, por nëse nuk e firmos do të jetë neni i parë që do të firmoset me ardhjen e PD në pushtet. Koha tregon se është jetike për të ndëshkuar hajdutëritë që u bëhen shqiptarëve nga kryeministri dhe ministrat dhe tij. Nuk mund të ketë parashkrim për ta, sepse përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin. Do të luftojmë që ky ligj të kalojë në parlament dhe ata që firmosin për plaçkitjen e qytetarëve, duhet të ndiqen nga drejtësia gjer ditën e fundit të jetës së tyre pa asnjë lloj mbrojtje, janë krime të shëmtuara që mjerojnë qytetarët, parashkrimi është amnisti, nuk mund të ketë amnisti për qeveritarët.

Ai nuk firmos se ka tmerr, por ky nen do ta ndjekë mbrapa deri sa të votohet në parlament. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë ka mbi 9 muaj në parlament,  e mbanë kryetarja Linda me urdhër të Edi Ramës. Ky është një akt i pashembullt në histori, Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një vasal”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishafirmosKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Ishte nisur për të vrarë politikanët? Leka u denoncua nga vëllai

Mashtronte qytetarët e iu merrte para, arrestohet lezhjani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com