GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: SHBA çoi në sallën e gjyqit Ramën si të korruptuar, do ebëjmë pluhur ëndrrën e tij…

19:10 - 11/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: SHBA çoi në sallën e gjyqit Ramën si të korruptuar, do ebëjmë pluhur ëndrrën e tij…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Sot këtu jeni shumica sepse guximi juaj i jep guxim mbarë qytetarëve! Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në fjalimin e pasdites duke iu drejtuar mbështetësve të tij, që duket se kanë sfiduar temperaturat e ulëta të motit dhe vijojnë të shprehin mbështetjen për ish-Kryeministrin i cili ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetësit, Berisha tha se “çdo natë, ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar që është vendosur në Shqipëri”.

“Ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Ju jeni simboli që rrezaton sot në të katër anët e vendit shpresë. Jeni sot drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar.

Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëve, në zemrat e opozitarëve të Shqipërisë.
Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij.

Miqtë e mi, një president i madh amerikan, Abraham Linkoln, ka thënë njëherë se një njeri mund të jetë shumica, ndaj dhe ju garantoj se ju sot këtu jeni shumica.

Ju jeni shumica sepse guximi juaj i jep guximit mbarë qytetarëve.

Sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve.

Ju jeni shumica sepse shumica nuk e do kurrë këtë pushtim të aleancës së krimit me pushtetin.

Ju jeni shumica sepse duhet një shesh për t’u përballur për një kauzë të drejtë. Duhet një shesh për t’i dalë zot Shqipërisë, për t’u dalë zot të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet një shesh për t’u thënë shqiptarëve se Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë.

Se ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur nga ju.

Një thirrje kam për mbarë qytetarët shqiptarë: të mos harrojmë se sot nga thellësitë e tokës së këtij vendi, sot mbarë shoqëria shqiptare gjëmon një zë, kumbon një zë, kumbon një thirrje, çfarë po bën ti për Shqipërinë?

Kjo thirrje, të cilën Xhon Kenedi e formuloi aq bukur, është një thirrje e përjetshme për të gjithë qytetarët që shohin veten e tyre në lëngim, në vuajtje, në mjerim”, tha Berisha.

Referuar dosjes McGonigal për Shqipërinë, Berisha tha çfarë mund të bëjë SHBA më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit Edi Ramën si të korruptuar?

“Bota po bën atë që duhet të bëjë, por ne kemi një problem të madh. Vendin e mbulon një vello e zezë e propagandës së mashtrimit të narkoregjimit të Edi Ramës. Çfarë mund të bëjë bota më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit, Edi Ramën si të korruptuar? Çfarë presin shqiptarët më shumë se kaq?
Dje, në mediat e SHBA, mediat e Europës dhe mbarë botës, superlajmi ishte se prokurori federal i Uashingtonit, dërgoi në gjykatë dosjen e McGonigal, në të cilën McGonigal pranon se ka marrë ryshfet nga Edi Rama.

Pranon pra, se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, korruptoi me para krimi shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun.
Në këtë dosje pranohet se Edi Rama i ngarkoi atij misionin makabër të betejës, të shkatërrimit, kundër opozitës shqiptare. Të shpalljes non-grata të Sali Berishës dhe betejës së egër kundër PD-së.

Kjo dosje që u dorëzua në gjykatë, pranon se McGonigal ndërhyri te Edi Rama, pra me korrupsion, ndërhyri te i korruptuari Edi Rama për t’i dhënë licencë nafte, kujt thoni ju, ish-oficerit të policisë sekret, famëziut Agron Neza dhe ministrit të korruptuar, Damian Gjiknuri.

Atëherë a duhet të pyesim veten, çfarë mund të bëjnë më shumë se kaq, për ne?

Sigurisht kjo është një mbështetje, një ndihmë e jashtëzakonshme për opozitën dhe çdo shqiptar.

E megjithatë, nëse kjo pati efekte të një bombe të fuqishme në Europë dhe botë, të një eksplozioni të fuqishëm, ju e vutë re se dje dhe pardje, këtu në Tiranë, këtu në Shqipëri, 95 përqind e medieve, e injoruan, e fshehën, e censuruan lajmin.

Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të bëjmë ne? A duhet të pranojmë më tej një kryeministër të skandaleve më të mëdha ndërkombëtare?

Në të gjithë hapësirën euroatlantike, Edi Rama është kryeministri i vetëm i damkosur nga drejtësia e SHBA si i korruptuar, i damkosur si njeriu që korruptoi shefin e kundërzbulimit të SHBA, i damkosur si njeriu që me korrupsion hoqi licenca dhe i dha licencë ministrit të tij dhe kalecit të sigurimit të Enver Hoxhës.

Ja pra, për çdo shqiptar, këto duhet të jenë alarm, këto duhet të jenë thirrje”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1McGonigalRama

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
‘Rama paguan drekë 10 mijë euro’, Berisha: Vjedh e urren shqiptarët

Berisha-Ramës: Shite të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e NATO-s, je i pashpresë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com