GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: SHBA sanksionoi vëllezërit Hysa, Rama i shpall investitorë strategjikë

13:30 - 14/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: SHBA sanksionoi vëllezërit Hysa, Rama i shpall investitorë strategjikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë e kryeministri Edi Rama për lidhje me elementë kriminalë.

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha iu referua sanksioneve të njoftuara nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj vëllezërve Hysa, për të cilët ai tha se kanë lidhje organike me Edi Ramën.

Sipas Sali Berishës, mediat ndërkombëtare i kanë përshkruar këta individë si të lidhur me aktivitete kriminale të kartelit Sinaloe në Meksikë.

Kryedemokrati foli për një “perandori biznesesh”, që sipas tij shtrihet nga Kanadaja në Itali, dhe përfshin qindra aktivitete në Shqipëri, sidomos në fushën e lojërave të fatit.

“Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende. Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik. Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube”, tha Sali Berisha.

Pjese nga deklarata:

Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës.

Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros.

Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës.

Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë.

Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale.

Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende.

Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik.

Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube.

Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës.

Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë.

Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën.

Vazhdojmë…

Meksika i mbyll 13 kazino. Shqipëria asnjë.

Asnjë kazino nuk i mbyll.

Tjetër. Qeveria e Meksikës dhe Thesari godasin grupin kriminal të sektorit të bixhozit, lojërave të fatit. Lajm tjetër është. Lajm botëror.

Tjetër.

Përsëri media të tjera.

Vazhdojnë. Ky është bërë lajm botëror.

Tani mundësisht deklaratat e Ramës.

Avokati i tyre…

A ka avokati më të madhe?

Ja, flet si avokat.

Flet vetë, tregon vetë se si i dha lincencën e hotelit, i dha lejen e hotelit me 5 yje, e shpalli investitor strategjik 10 vjet pa taksa, i dha licencën e kazinosë klanit të Sinaloas, vëllezërve Hysa në një ndër pozicionet më të fuqishme në kartelin më të fuqishëm të drogës në botë që është Sinaloa.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/11/69171a788f899.mp4

 

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/11/69171a8c9f6d8.mp4
Etiketa: berishaHysainvetitore

Lajme të lidhura

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit
Aktualitet

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26
I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë
Breaking Views

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

Bardhi njofton protestën: Ditën kur do shqyrtohet imuniteti i Ballukut, qytetarët do mblidhen para Kuvendit

15:25 - 02/03/26
Para
Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit
Aktualitet

E rëndë, i riu humb jetën pasi mjeti bujqësor i kalon sipër trupit

17:10 - 02/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Peshtan Bregas Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar, i identifikuar...

Lexo më shumë
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

I sekuestroi SPAK, Jamarbër dhe Argita Malltezi kërkojnë pronat në Gjykatën e Lartë

16:30 - 02/03/26
Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

16:22 - 02/03/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Bardhi njofton protestën: Ditën kur do shqyrtohet imuniteti i Ballukut, qytetarët do mblidhen para Kuvendit

15:25 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com