GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha shpërthen: Rama në Kushtetuese për të mbrojtur veten, është bashkëautor në vjedhje

13:23 - 29/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Lindshmëria në nivelin e 100 viteve më parë. Shqipëria po shkon drejt boshatisjes kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se denoncimet dhe përpjekjet e opozitës shqiptare janë në sinkron me ato të mediave ndërkombëtare, të cilat që nga viti 2017 e deri sot e kanë vënë Shqipërinë në qendër të vëmendjes si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Berisha shprehet se kjo situatë nuk është vetëm një çështje politike, por një problem kombëtar dhe ndërkombëtar, për shkak të kontrollit të tregut të drogës në Europë nga klanet shqiptare të lidhura me kartelet e Amerikës Latine dhe pasojave që kjo sjell për sigurinë dhe ekonominë e vendit.

Ai gjithashtu tha se Balluku, e pezulluar, nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, por vetë kryeministri Rama mori përsipër ta çojë çështjen në këtë institucion.

Sipas tij, ky veprim nuk lidhet thjesht me mbështetjen ndaj Ballukut, por me interesin personal të Ramës, i cili është bashkëautor në aferat e mëdha korruptive që po hetohen.

E vërteta se përpjekja jonë apo denoncimi ynë shkon në sintoni dhe në paralel me denoncimin e mediave më serioze ndërkombëtare të cilat nga viti 2017 dhe gjer sot në dhjetëra e dhjetëra artikuj, dokumentar, analiza kanë shpallur Shqipërinë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, mbasi Shqipëria sipas të dhënave të OKB-së është eksportuesi numër 1 në Europë dhe Shqipëria sot, klanet shqiptare të drogës të lidhura me kartelet narkoterroriste të Amerikës Latine kontrollojnë gjerësisht tregun Europian të kokainës dhe përcaktojnë çmimet e saj.

Në rast se ju dëgjuat apo lexuat përshëndetjet sekretari i Shtetit Rubio dhe vetë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dërguar dje me rastin e festës së pavarësisë konstatonin se në mesazhet e tyre, problem madhor shtrohet lufta kundër organizatave kriminale, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët në Shqipëri janë duke filluar nga kreu i qeverisë dhe vazhdim më poshtë.

Po në këtë asamble të CDI, unë pata nderin të zgjidhem zv/president i kësaj organizate gjë që përbën një vlerësim shumë të madh për PD, opozitën shqiptare. Një mbështetje për opozitën shqiptare në betejën kundër narkoshtetit.

Por përveç kësaj, superskandali Rama-Balluku ka marrë përmasa të papara.
Të dashur miq. Për herë të parë në historinë e Europës, për herë të parë në historinë e vendeve të lira, një kryeministër padit gjykatën që pezulloi nga detyra zv/kryeministren hajdute, e padit në Gjykatë Kushtetuese. 
Nuk ka ndodhur kurrë.

Edi Rama u tha shqiptarëve se pezullimi nuk ka ndodhur ndonjëherë në Europë. E vërteta është se pezullimi nuk është i shpeshtë në Europë. Sepse në Europë sapo ngrihet një akuzë, i akuzuari jep dorëheqjen dhe pret sqarimin nga drejtësia të problemit.

Kurse në Shqipëri jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por merr mbështetjen e kryeministrit për të paditur në Gjykatë Kushtetuese. Pra në Gjykatë Kushtetuese nuk shkoi Belinda Balluku e pezulluara, por në Gjykatë Kushtetuese shkoi Edi Rama, por në mënyrë absolute jo tashmë për vlerësimet apo sentimentet që ka ndaj Ballukut, por fund e krye për shkak të problemit madhor të vet sepse ai është bashkëautor në këto vjedhje të mëdha.

Është ai që dërgoi Ballukun në Ankara dhe takoi kompanitë turke të cilat morën 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë sesa kompani de fakto ndërtoi tunelin, që paraqiti një ofertë 50 mln më të lirë. 

Pra kemi një kalbëzim, kemi një shkërrmoqe, kemi një rrokullisje të pashpresë të regjimit të narkoshtetit.
Ndërkohë PD ka nisur analizën e saj pas këtyre proceseve që ndodhën, pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR dhe rezolutës së miratuar në Sao Paolo të Brazilit nga CDI. 

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Lajme pozitive nga Juventus, Gatti rikthehet, Vlahovic në stërvitje të plotë

Lajme pozitive nga Juventus, Gatti rikthehet, Vlahovic në stërvitje të plotë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com