GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike

13:53 - 01/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati, Sali Berisha, tha sot në takimin me koordinatorët e selisë blu,  se demokratët duhet të përgatiten për protesta.

Ai theksoi se në pushtet s’mund të vijnë me luftë guerile dhe as me forcë. Sipas Berishës, fillon misioni më i vështirë, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

“Rama i vodhi zgjedhjet dhe këto të tjerat i vjedh tre herë më shumë.  Çdo shqiptar duhet ta kuptojë se nuk kemi rrugë tjetër përveç përballjes me të.

Në pushtet me forcë nuk vijmë kurrë, por me Edi Ramën zgjedhje nuk kemi.

Zgjidhja është protesta. Protesta e përgjithshme derisa të rrëzojmë këtë qeveri.

Me qëllimin e vetëm për të kthyer të drejtën e votës për shqiptarët. Për të rikthyer zbatimin  e kodit zgjedhor.

Qytetarëve ua kemi borxh këtë bisedë. Çdo demokrati ia kemi borxh. Jo për të justifikuar dobësitë dhe të metat tona. Por për të qenë të vërtetë.

Ne themi se ky zgjedhje nuk bën, por ne zgjedhje të lira meritojmë. Të votojmë si vëllezërit tanë në Kosovë. Siç votojnë shqiptarët në Maqedoni. Nuk po kërkojmë si në Gjermani, Francë apo Zvicër. Si në Mal të Zi.

Jemi përpara një farse që kurrë një komb i qytetëruar nuk mund ta tolerojë më,” tha Berisha.

“Shtylla e dytë është analiza e partisë. Do të ishte e pafalshme për ne, që siç vërtetuam batërdinë elektorale, tani çdo demokrat, çdo mbështetës dhe simpatizant, ju në radhë të parë keni përgjegjësi shumë të madhe për të shqyrtuar me strukturat drejtuese të gjitha mangësitë që ne patëm dhe si t’i përmirësojmë ato, si t’i korrigjojmë ato.

Çfarë mund të bënim ne më mirë, çfarë mund të parandalonim.

Unë them edhe njëherë se ai zgjedhjet i vodhi, por ne nuk e zgjidhim problemin nëse nuk marrim në shqyrtim të gjithë problematikat dhe të angazhohemi për ndryshimin.

Në mënyrë që këto problematika të mos na dalin në zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët janë të mërzitur dhe kanë të drejtë.

Por duhet t’u siguroj për një gjë, Edi Rama zgjedhjet nuk i fitoi, por i vodhi.

Prandaj fillon misioni më i vështirë i yni, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

Me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Me Edi Ramën opozitë nuk ka, po nuk e përmbysëm.

Ndaj është një emergjencë e madhe kombëtare. Por kjo emergjencë kërkon një dialog në radhë të parë me strukturat tona. Me hajdutin duhet të përballemi.

Do të kërkoja që grupet e punës t’i zgjeroni, të shtoni rrethin dhe të tërheqim njerëzit më të shquar të komunitetit dhe më të përkushtuar,” theksoi kryetari demokrat.

Etiketa: berishakiryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Hidhet shorti për grupet e Evropa League, vëmendja te Grupi B

Hidhet shorti për grupet e Evropa League, vëmendja te Grupi B

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com