GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shqipëria, Tunizia e Ballkanit. Ja pse 6 mld euro të BE janë “mollë e ndaluar” për shqiptarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqipëria, Tunizia e Ballkanit. Ja pse 6 mld euro të BE janë “mollë e ndaluar” për shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Fondi prej 6 miliardë euro i BE është mollë e ndaluar për shqiptarët sepse Edi Ramës i intereson vetëm vjedhja”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të tij, duke komentuar zhvillimin e Samitit të dytë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike të rajonit.

Berisha tha se Komisionari i Zgjerimit Varhelyi njoftoi se janë vendosur në dispozicion të gjashtë vendeve, 6 miliard euro, noftoi një vendim tjetër historik, se BE ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027.

“Kjo meriton një mirënjohje të pakufishme. Por tjetër është takimi, tjetër është realiteti.

Çfarë janë këto fondet për Shqipërinë?

Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre.

Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni. Por prapë, ato janë mollë e ndaluar për shqiptarët.

Rikthehemi pak 7 vite më parë, rikujtojmë pak se në samitet e Procesit të Berlinit, vetë kancelaria gjermane informoi se BE ka përcaktuar 12 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor.

Sa mori Shqipëria? Ato ishin mollë e ndaluar për Shqipërinë. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij.

Dhe në këtë mënyrë, në qoftë se të tjerët nga këto fonde të mëparshme po ndërtojnë autostrada, Shqipëria edhe ato që i mori, e detyrojnë t’i kthejë sepse vodhi fondet e IPARD-it.

Brukseli i dha për fermerët, Edi Rama i vodhi me qeveritarë e tij.

Po miq, këto fonde me Edi Ramën janë mollë e ndaluar dhe kjo është përgjegjësia jonë.

Ndaj dhe ne duhet të marrim në dorë vendin, në dorë fatin tonë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri shtoi se realiteti e tregon Shqipërinë një Tunizi në Ballkan me lider të opozitës të arrestuar

“Të gjithëve u kujtohet se si 4 muaj më parë, pas samitit të BE në Tiranë, përfaqësuesi i BE u tha shqiptarëve se në dhjetor do merrni një lajm të madh.
E vërteta është se ai tha atë që dinte dhe nuk shpiku. Tha se në dhjetor lajmi i madh do të ishte hapja e negociatave.

Por çfarë bëri Edi Rama ndërkohë?

Edi Rama ndërkohë bllokoi parlamentin, mohoi të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament. Nuk lejoi krijimin e komisioneve hetimore për vjedhjet e tij.
Nuk lejoi krijimin e komisionit hetimor për aferën McGonigal, për sterilizimin, nuk lejoi hetimin e Dubai City dhe vjedhjeve të tjera.

Edi Rama me drejtësinë e tij të pavarur, të re, një organizatë e vërtetë kriminale, vendosi në arrest shtëpie kryetarin e partisë më të madhe opozitare pa asnjë fakt, dokument, provë të vetme, thjesht shpallur në hetim.

Gjeopolitika i jep Shqipërisë një vend të veçantë, brinja më perëndimore e gadishullit.

Realiteti e tregon Shqipërinë Ugandën e Muselinit, me lider të opozitës të arrestuar.

E tregon Shqipërinë një Tunizi në Ballkan me lider të opozitës të arrestuar.

E tregon Shqipërinë një Taxhikistan në Ballkan, në të cilin deputetët e opozitës nuk kanë asnjë të drejtë”, tha Berisha.

Etiketa: BEberishafondeShqiperia

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Kaq shumë eskorta njeh? Ilnisa-Rozës: Pse merrni për keq Dubain (VIDEO)

Kaq shumë eskorta njeh? Ilnisa-Rozës: Pse merrni për keq Dubain (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com