GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shqiptarë ngrihuni kundër Ramës, mos prisni ta dënojë Damani…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqiptarë ngrihuni kundër Ramës, mos prisni ta dënojë Damani…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga ballkoni i apartamentit ku ndodhet në “arrest shtëpie”, kreu demokrat Sali Berisha u ka kërkuar qytetarëve që të ngrihen dhe të largojnë Edi Ramën, të cilin e konsideroi si njeriun më të korruptuar.

Duke iu drejtuar mbështetësve, Berisha tha se Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mos mbajmë turpin në Tiranë.

“Mos prisni që ta dënojë Damani, ai është skllav i tij

Ne sot kemi përpara kryeministrin më të turpëruar të planetit.

Kemi përpara një kriminel ndërkombëtar, që për karrigen e tij, interesa të tij personale, i korrupton vendit udhëheqës të NATO-s, i korrupton vendit të madh të lirisë, kryezbuluesin, kryembrojtësin e vet në luftën kundër korrupsionit.

I korrupton atë dhe e paguan për të luftuar Sali Berishën, për të luftuar ju, për të luftuar opozitën, dhe ky përbën një krim madhor ndërkombëtar.

Edi Rama është një kriminel në kërkim, prandaj shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë turpin në Tiranë, se nuk ka komb të qytetëruar që do të pranonte një horr të tillë për kryeministër.

Edi Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe do të shihni ju se si do të bjerë bashkë me të llumi që e mban në këmbë atë.
Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori.

Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani.

Damani është një skllav i tij i mjerë, është një qenie e korruptuar në çdo qelizë prej tij.

Damani bën gjithçka, të prishë çdo provë, të mashtrojë me çdo akt vetëm e vetëm për të mbrojtur Ramën, sepse mbron veten e tij, është skllav i tij, është mercenar i tij”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se mbarë Bota ka mësuar se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.

“Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.

Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet.

Se modeli i reformës zgjedhore bipartizan kur PD-ja qeveriste ishte modeli më i mirë, ishte shembull për mbarë rajonin.

U ndala në këto momente për të theksuar se një kauzë e drejtë nuk mposhtet kurrë.

Kauza juaj e drejtë nuk mposhtet kurrë dhe ju garantoj ju se, shqiptarët mendjen, zemrën, veshin e kanë te ju.

Sytë i kanë te ju”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës
Breaking Views

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë
Breaking Views

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
Para
VIDEO/ Fationi i mërzitur, Heidi: Nuk më plas fare… Ç’po ndodh mes dy banorëve

VIDEO/ Fationi i mërzitur, Heidi: Nuk më plas fare... Ç'po ndodh mes dy banorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com