GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Shqiptarët ikën nga vendi për shkak të varfërisë, sepse prindërit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha reagon pas deklaratës së Ajola Xoxës: Faturat doganore faktojnë shifrën e publikuar nga prokuroria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha, fajëson qeverisjen socialiste të Edi Ramës si shkaktare e shpërbërjes së familjes në 10 vitet e fundit. Gjatë prezantimit të programit të PD për qeverisjen 2025-2029, sektori i Mbrojtjes e Familjes dhe Politikat kundër Shpopullimit, Berisha tha se në 10 vite ka ndodhur gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve. a. Sipas tij, nga kjo shifër, 1 milionë mbi 700 mijë janë të rinj dhe fëmijë që janë larguar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, të pranishëm në këtë takim ku PD paraqet programin e saj për familjen. Një vlerësim të veçantë dhe përshëndetje, e falënderim të përzemërt Aulonit dhe anëtarëve të tjerë të këtij departamenti, të cilët kanë trajtuar këtë çështje me përkushtimin dhe seriozitetin më të madh. E kanë trajtuar në kompleks dhe kanë bërë gjithçka që të mund të sensibilizojnë, të ndërgjegjësojnë shoqërinë e sotme shqiptare, për dramën që familja e kësaj shoqërie, më të thellë se të gjitha kohërat, e përjeton në narkodiktaturë.

Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi shumë të qartë se, në rrafshin ekonomik familja ishte njësia e ndarjes së varfërisë dhe Shqipëria përjetoi një nga kohërat më të vështira saqë të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të 3-tat në botë. Familja shqiptare në diktaturën iu nënshtruar në një përqindje të madhe terrorit, tensioneve, iu nënshtrua indoktrinimeve. Por duhet të themi të vërtetën. Ato që përjetoi familja sot dhe këto 10 vite janë më të rëndat në tërë historinë tonë kombëtare, sepse në këto 10 vite ndodhi shpërbërja më e rrezikshme e familjes dhe e kombit shqiptar, më e madhe, më e pakrahasueshme.

Ne jemi konservatorë dhe përkthimi më i qartë i këtij termi, është tradicionalist. Ne jemi tradicional, njerëz të traditës.
Në traditë e para është familja, në traditë vlera më themelore është familja, ndaj dhe ky grup të rinjsh e morën me kaq përkushtim dhe seriozitet dhe në bashkëpunim me Aleancën për familjen, bënë gjithçka që të ndërgjegjësonin dhe vetëdijësonin shqiptarët për këtë dramë që po luhej në të vërtetë në epiqendrën e qenies kombëtare. Në 10 vite kanë ndodhur gjenocid i butë, por gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve. Kanë braktisur Shqipërinë për kushte të llogaritur vetëm në hapësirën e Bashkimit Europiane 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.

Të marrë edhe në të gjitha vendet e tjera, këta shkojnë të paktën minimumi në 1 milionë e 400 mijë banorë. Kurrë një komb nuk ka patur një zbrazje të tillë të llahtarshme. Dhe e tëra kjo ka patur një faktor themelor, varfërinë, varfërinë dhe mbi të gjitha varfërinë. Thashë, nëse në socializëm njerëzit ishin të detyruar të ndanin kafshatën, kripën, lugën e sheqerit, këtu në narkodiktaturë njerëzit largoheshin sepse nuk mund të jetonin, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët. Kjo është arsyeja se pse nga këta 1 milionë mbi 700 mijë janë të rinj dhe fëmijë që janë larguar. Asnjë komb tjetër, në asnjë luftë, në asnjë fatkeqësi natyrore nuk ka humbur materien e tij në mënyrë kaq të rrufeshme, kaq të thellë sa kombi ynë. Ky është njëri aspekt i dramës demografike shqiptare.

Etiketa: berishaEmigrimigjenocidshpopullimi

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
“Shqiptarët do e çajnë sistemin”/ Lapaj në Laç: Nëse vijmë në pushtet, 2-fishojmë rrogat e…

“Shqiptarët do e çajnë sistemin”/ Lapaj në Laç: Nëse vijmë në pushtet, 2-fishojmë rrogat e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com