GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Shqiptarët si vend në luftë, duan vetëm të largohen

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqiptarët si vend në luftë, duan vetëm të largohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria përballet me një situatë dramatike, më dramatiken e të gjitha kohërave sa i përket braktisjes.

“Dje shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë mësuan një nga lajmet më të hidhura në tërë historinë e tyre sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky studim e bën Shqipërinë vendin e vetëm në botë i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ky është një lajm tragjik. Ky është një lajm të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshira, as dhe në vendet që përballen me varfërinë ekstreme. Kjo ndjenjë, ky sentiment është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend.

Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre psikologjike si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual, por duke vlerësuar metodat që ai përdor, zgjedhin, bëjnë zgjidhjen më të lehtë largimin nga Shqipëria.

Unë mendoj se ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve, bazuar në një studim serioz, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar. Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.

Për shqiptarët pasuritë e tyre, buxheti i tyre, pasuritë përrallore natyrore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe klientela e saj. Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar si sot për të mirat materiale dhe pasuritë publike.

Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen sepse përballen me një varfëri të frikshme dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. përballë kësaj situate Edi Rama lëshon për qëllime elektorale premtim mashtrimin e rrogës mesatare 900 euro. Cinik ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët që të mos shohin të ardhmen e tyre në këtë vend”.u shpreh ai.

Etiketa: berishaKryesore1Largohenshqiptarë

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Kelmendi: Ndonjëherë më duket më e vështirë puna si trajnere se…

Kelmendi: Ndonjëherë më duket më e vështirë puna si trajnere se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com