GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Shqiptarët të shpëtojnë nga pushtetarët kriminelë

18:01 - 19/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqiptarët të shpëtojnë nga pushtetarët kriminelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Maliq, Alfred Gega, është shprehur se në 14 maj,  shqiptarët do të votojnë për shpëtimin e tyre nga qeveritarët që e përdorën pushtetin për tu pasuruar vetë.

‘Të dashur miq është për mua një nder i madh, një kënaqësi e veçantë të paraqes sot kandidatë për kryetar bashkie njërin nga bijtë më të shquar të Maliqit, njërin nga bijtë më të respektuar të kësaj treve, por ju them këtu njërin nga humanistët më të shquar shqiptarë sot, pasi Alfred Gega mishëron në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë aftësitë profesionale të mjekut me njerëzinë e madhe të një humanisti të shkëlqyer.

Alfred Gega vjen sot para jush, pasi gjatë karrierës së tij mjekësore ka trajtuar me mijëra e mijëra të sëmurë, por edhe pas gjatë karrierës së tij mjekësore u është përgjigjur ditën dhe natën, në çdo kohë kërkesave, telefonatave tuaja dhe të qytetarëve të Korçës për t’i ndihmuar ata vetë, apo me kolegët e tij, çka e vendos atë në një nivel shumë të lartë të humanizmit mjekësor.

I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet.

E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India. Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha në Maliq.

Etiketa: berishaKryesore1pushtetaret e krimitshqiptaret

Lajme të lidhura

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses
Breaking Views

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Lajme

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26
Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve
Breaking Views

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

16:40 - 23/02/26
Para
Parukieri ia plas në sy Deas: Sa e keqe që je

Parukieri ia plas në sy Deas: Sa e keqe që je

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com