GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ka rënë siguria kombëtare”/ Berisha: Si mund të jeni kaq antikombëtarë, skandalin Hyseni-Agasi doni ta shisni si histori rozë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka rënë siguria kombëtare”/ Berisha: Si mund të jeni kaq antikombëtarë, skandalin Hyseni-Agasi doni ta shisni si histori rozë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi nga foltorja e Kuvendit dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur kërkesën e tij me zhvillimet e fundit në dosjen e AKSHI-t dhe hetimin ndaj ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

SPAK ka vendosur ndaj Hysenit masat “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike. Ajo dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, në lidhje me Ergys Agasin dhe hetimet për çështjen e AKSHI-t.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkoi që zhvillimet rreth Hysenit të jenë çështja kryesore e debatit parlamentar. Kreu i PD-së pretendoi se rasti ka cenuar sigurinë kombëtare dhe kërkoi zbardhjen e plotë të marrëdhënies mes ish-drejtueses së SHISH-it dhe Agasit.

Kreu i PD-së akuzoi mazhorancën se po përpiqet të minimizojë përmasat e çështjes dhe të shmangë përgjegjësinë politike. Ai kundërshtoi gjithashtu përpjekjet që përgjegjësia për emërimin apo veprimtarinë e Hysenit t’u faturohet zyrtarëve të tjerë, duke argumentuar se drejtuesi i SHISH-it ka marrëdhënie institucionale të drejtpërdrejta me kryeministrin.

Berisha pretendoi më tej se një person i ngarkuar me ruajtjen e sekreteve shtetërore kishte bashkëpunuar me elementë të krimit, ndërsa e cilësoi situatën si një goditje ndaj sigurisë së vendit. Këto janë akuza politike të ngritura prej tij nga foltorja e Kuvendit.

Në përfundim, kreu i opozitës kërkoi që çështja Hyseni-Agasi të jetë në qendër të debatit të seancës së sotme dhe që kryeministri Rama të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime dhe për të njoftuar dorëheqjen.

“Ju sot jeni më shumë se kurrë Ergys Agasë, Vlora Hysenë dhe Edi Ramë.

Këta jeni, me asgjë nuk mbroheni ju.
Ju tregoni se nuk keni asnjë interes kombëtar, shoqëror tjetër përveç interesave individuale tuajat.
Si mund të qëndroni ju para këtij akti të pashembullt në historinë e botës?
Çfarë përgjegjësie ndjeni ju ndaj kësaj apo kërkoni ta mbuloni me historinë rozë?
Apo kërkoni ta paraqisni Ramën viktimë të saj?
Apo kërkoni ta mbuloni me partneritetin e shërbimit me shërbime të tjera?
Po të gjitha këto janë historitë më të turpshme për një shtet që është narkoshtet.
A e patë ju apo jo?
Një vend i madh mik kishte planifikuar ta dekoronte me dekoratën më të lartë të veten. Dhe ju e paraqisni sot për avokati dhe jo si një dëshmi e një tradhtie të madhe që Edi Rama me ndihmësen e saj, e ka pasur kryesore.
U përpoq t’ia faturojë Vali Bizhgës. Jo mo zotëri, në asnjë ligj, në asnjë nen, shefi i kabinetit të kryeministrit nuk ka asnjë lidhje në mënyrë kategorike me shefin e shërbimit të vendit.
Shefi i shërbimit të vendit ka vetëm dy lidhje, presidentin dhe kryeministrit.
Por tani që kanë shpërthyer ujërat e zeza tuajat në të katër anët, tani ju… çfarë të përfundoj?
Nuk mund të ketë çështje tjetër përveç kësaj sot, ka rënë siguria kombëtare.
Pse je ti i papërgjegjshëm dhe do ta kapërcesh sikur nuk ka ndodhur gjë, kjo nuk mund të ndodhë.
Shqiptarët kërkojnë autopsinë e plotë, të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje të pashembullt.
Njeriu i paguar për sigurinë e tyre ka bashkëpunuar me kartelet dhe bandat më të rrezikshme të krimit, me autorësinë e Edi Ramës, e Padrinos.
Nuk është një ditë kjo si të tjerat, në 35 vite, asnjë ditë nuk ka pasur si kjo.
Fatos Klosi ka bashkëpunuar me bandat, i ka përdorur ato kundër kundërshtarëve politikë, kurse kjo ishte një ushtare e bandës, një ushtare e shpifur, e turpshme.
Dhe së fundi, thotë e kisha bashkëpunëtor.
Shteti i narkosve nuk shkoi më tutje.
Shiko sa e ulët, sa pa karakter.
Dhe një ditë përpara nxjerr Batonin, i cili u thotë shqiptarëve se ajo, prisni njëherë a ka pasur detyrë apo nuk ka pasur detyrë.
Çfarë jeni kështu mo?
Si mund të jeni kaq antishqiptarë?
Si mund të toleroni një gjë të tillë ju?
Si mund të personifikoni veten tuaj me Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin?
Ju jeni skllevër të Padrinos. Po, po.
Jeni skllevër të mëkateve tuaja.
Si mund të silleni në këtë mënyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Ndaj sot debati do të jetë vetëm për këtë çështje dhe kreu i juaj të njoftojë dorëheqjen aty ku është dhe të vijë me urgjencë këtu”, tha Berisha.

Etiketa: berishasiguri

Lajme të lidhura

SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…
Aktualitet

SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

11:46 - 24/09/26
Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen
Aktualitet

Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen

11:38 - 24/09/26
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

11:29 - 24/09/26
Para
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…
Aktualitet

SPAK e akuzon se ka fshirë kamerat e sigurisë për takimet e Agasit, reagon Sulejmani: I kam çuar vetëm supë…

11:46 - 24/09/26

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e biznesmenit Embro Sulejmani, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK, nën...

Lexo më shumë
Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen

Shpërthen Noka: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryebanditi Rama të japë dorëheqjen

11:38 - 24/09/26
Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

11:29 - 24/09/26
“Ka rënë siguria kombëtare”/ Berisha: Si mund të jeni kaq antikombëtarë, skandalin Hyseni-Agasi doni ta shisni si histori rozë

“Ka rënë siguria kombëtare”/ Berisha: Si mund të jeni kaq antikombëtarë, skandalin Hyseni-Agasi doni ta shisni si histori rozë

11:25 - 24/09/26
Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, ndërsa Vlora Hyseni ishte shërbëtore e krimit, Ramës dhe Vuçiçit

Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, ndërsa Vlora Hyseni ishte shërbëtore e krimit, Ramës dhe Vuçiçit

10:59 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com