GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha skanon buxhetin 2024: Mbi 540 mln euro për PPP dhe pasurimin e Ramës

17:55 - 15/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha skanon buxhetin 2024: Mbi 540 mln euro për PPP dhe pasurimin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“ Fondi që Rama do tu japë PPP-ve këtë vit është më i madh se i gjithë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve për shqiptarët”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në një tryezë të organizuar me ekspertë të ekonomisë dhe financave ku u diskutua mbi projekt-buxhetin e 2024.

Duke e konsideruar si buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, Berisha tha se përveç 400 mln eurove që i përkushtohen pasurimit përrallor të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë rreth 140 mln euro të tjera që u përkushtohen përsëri, PPP-ve të Edi Ramës me botën e krimit.

“Përsëri taksapaguesit tanë duhet të paguajnë për sterizilimin, i cili u kushton 83 herë më shumë seç kushtonte para këtij partneriteti. Duke marrë vetë, sepse pas kompanisë është Rama e Beqaj, duke marrë pajisjet e blera ultramoderne nga institucioni i shëndetësisë, sterilizator i fjalës së fundit, ndërtesa të reja dhe si dënim duhet të paguajnë 83 herë më shumë.

Nuk ndodh vetëm se duhet të paguhen 83 herë më shumë, por ndodh se mijëra shqiptarë nuk mund të operohen sepse spitalet nuk kanë fonde për të paguar setet e operacionit, kriminelëve barbarë si Rama, Beqaj dhe ata që ekzekutojnë këtë operacion kriminal. Nuk kanë fonde.

Çfarë ndodh? Ndodh se check up, i bashkëshortes së kushëririt të Ramës, Vilma Nushi, se është dhe grua, por do ti thoja shumë gjëra sot, shpenzon qindra milionë dhe regjistron dhjetëra mijëra njerëz që janë ndarë nga jeta prej shumë vitesh, emigrantë që kanë lënë Shqipërinë prej vitesh të tëra dhe këto janë të gjithë dëshmi e KLSH-së, janë zyrtare.

Dhe këto konstatime janë vetëm maja e ajsbergut, sepse komisioni normal nuk mund të ketë një audit ‘in ekstenso’, por natyrisht me ato kapacitet që ka merr disa mostra që i shqyrton”, tha Berisha.

Në vijim ai u shpreh se kështu janë koncesionet e tjera, por një gjë, me PPP me të cilat ndan paratë Edi Rama, fondi i tyre këtë vit është më i madh se i gjithë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve për shqiptarët.

“Është 3 herë më i madhe se fondi i ndihmës ekonomike.

Imagjinoni se ku kanë arritur. Kanë katandisur në 64 mijë persona, ndihmën ekonomike.

Ju garantoj se Shqipëria sot në të gjithë kriteret më minimale, ka dhe duhet të ketë të paktën 200 mijë persona në ndihmë ekonomike.

Shqipëria ka plotësisht të gjitha mundësitë për ta shtrirë këtë ndihmë ekonomike në 200 mijë persona.

Shqipëria ka çdo mundësi sot për të shpërndarë, për të vendosur minimumin jetik prej 200 eurosh. Nëse Shqipëria nuk çon buxhetin për ndërtimin e portit që mbyll Edi Rama, ato para dalin e teprojnë jo për 200 por edhe 300 euro për të bërë minimumin e shqiptarëve”, tha ai.

Në vijim ish-Kryeministri deklaroi se ky buxhet përbën një goditje pothuajse nukleare për profesionet e lira, u vendos një taksë të re që detyron mijëra zyra të mbyllen. Në këtë kuadër ai shtoi se ky buxhet përbën një goditje pothuajse nukleare për profesionet e lira, për ata që janë shërbëtorët e kualifikuar të qytetarëve shqiptarë.

Sipas Berishës, atyre u vihet një taksë e re, e cila arrin në 28 mln euro, dhe me të cilën detyrohen mijëra zyra, shërbime të mbyllen, mijëra e mijëra prej tyre të marrin rrugët e dheut, me shpresë dhe besim se ato njohuri që kanë do mund të sigurojnë kafshatën e gojës në vend të tjera siç duhet.

“Të lexosh shifrat e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, janë shkatërrimtare, të turpshme, 2.3, 2.8 përqind. Dhe pastaj tallen me universitet, se universitet paskan shpenzuar kaq për roje, e kaq për ato e këto, dhe mund të ketë abuzime, nuk marr përsipër, por nëse ti nuk u jep fond, një pjesë e tyre asnjë qindrarkë për kërkim shkencor, studime, biblioteka.

Asnjë pushtues po të ishte sot në Shqipëri, nuk do të mund të sillej në këtë mënyrë ndaj universiteteve të vendit. Kurse ky mendon se si ti shkatërrojë”, tha Berisha.

Etiketa: berishabuxhetiRama

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
E rëndë/ Gjendet i vdekur ish-drejtori i Policisë (FOTO)

Bota e futbollit në zi/ Ndahet nga jeta portieri i Kombëtares… (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com