GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Skapi i partisë bën pazar me dosjet, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Skapi i partisë bën pazar me dosjet, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Xhorxh Soros se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht, duke e quajtur ‘katastrofën më të madhe institucionale në historinë e shtetit shqiptar’. Berisha tha se ‘të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që u krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit’.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë se po përpiqet ‘me shpifje e mashtrime të mbulojë dështimin e tmerrshëm’, ndërsa solli shembuj konkretë për vonesa dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, ‘në këtë vend, zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë, dhe shqiptarët tani presin 16 vite për një proces gjyqësor’.

Lideri i opozitës e cilësoi ‘Skapin e partisë’, si ‘institucionin më të korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare’. ‘Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve, bëhen pazare me dosjet, – dhe shtoi se – zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët përdorin një pjesë të atyre parave për të blerë Skapin’.

Në fjalën e tij, kryetari i PD solli në vëmendje edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të ilustruar rënien e ndëshkimit ndaj korrupsionit: ‘Në vitet 2008–2009, u dënuan 630 zyrtarë për korrupsion; sot janë vetëm 199, pra tre herë më pak’, tha ai, duke shtuar se ‘korrupsioni është 3 deri në 5 herë më i madh se më parë’.

Një pjesë të fjalës së tij, Berisha ia kushtoi edhe rasteve konkrete të denoncuar nga ai dhe opozita, ku përmendi ‘dosjet e Lubi Ballukut’ dhe ‘rastin e Kreshnik Farrukut’, duke i cilësuar si shembuj të drejtësisë selektive dhe të korruptuar. ‘Dosjet mbyllen me qese parash, kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend’, u shpreh Berisha me tone të forta akuzuese.

Berisha solli në vëmendje qeverisjen e Partisë Demokratike 2005-2013 duke theksuar se atëherë ‘ishte task-forcë dhe as prokurori, as polici, as doganieri nuk mund të mbyllte dot dosje’, ndërsa tani, sipas tij, ‘prokurori ‘i pavarur’ bën pazaret vetë’.

Në mbyllje të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi reformën si ‘produkt të Edi Ramës dhe padrinos së tij, Xhorxh Soros’, duke e akuzuar se ‘ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka minuar besimin e qytetarëve te ligji’. ‘Mazhoranca e krimit nuk mund ta mbulojë më këtë katastrofë, dhe opozita do të qëndrojë e vendosur për transparencë dhe shtet ligjor. ‘Kjo është dhurata e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit për shqiptarët,’ deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, duke theksuar se ‘opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur në liritë dhe të drejtat e individit, shtetin ligjor dhe integrimin e vendit në BE.’

Etiketa: Sali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26
Para
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet