GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-socialistëve nga Kuvendi: Ju përbëni rrezik për Shqipërinë dhe Europën, vendin e keni në burg

13:58 - 16/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-socialistëve nga Kuvendi: Ju përbëni rrezik për Shqipërinë dhe Europën, vendin e keni në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi shumicën parlamentare për lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe për përfitim mandatesh përmes parave të pista.

Ai u shpreh se ata nuk kanë moral, pasi në vend të kushtetutës kanë kodin e mafias.

“Ju garantoj se shumica e juaj duhet të ishte atje ku është Shullazi, Bari Bajri, atje e keni vendin. Por edhe një gjë dua të them: E përmend Brukselin sot, ajo datë është caktuar para 4 muajsh. Por ne betohemi në këtë kushtetutë se do tua çjerrim maskën para shqiptarëve dhe evropianëve. Do paraqesim se çfarë rreziku jeni ju për shqiptarët, për Ballkanin, BE dhe SHBA”, tha ndërv të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala

Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e Shqipërisë nga viti ’90 gjer sot. Pjellë e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, nuk mund të kishin kurrë fillim tjetër, përveç se këtij që nisët sot, duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plotë, mbi të gjitha Kushtetutës së vendit, librit themelor, por që për ju ka kohë që është një letër e vdekur e zëvendësuar nga neni i parë tek i fundit nga kodi i mafias, drogës, vjedhjes dhe bixhozit.

Nuk ka fillim më armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë që presin, që kanë këtë libër, si mburojën e tyre, si mburojë të të drejtave të tyre, të dinjitetit të tyre, të lirive të tyre, dhe që ju sot në një garë të turpshme e shkelmoni atë publikisht, e përdhunoni atë publikisht në parlament me një sadizëm tipik të narkokriminelëve.

Asgjë nuk ju pengon ju të kryeni këtë krim të shëmtuar, të shkelmoni Kushtetutën e cila ka përcaktuar qartë në nenin 93 pika 2; Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave apo 1/5 të të gjithë deputetëve mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se 1 javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

Kurse ata që kanë qenë këtu para jush, në rregulloren e funksionimit të parlamentit, kanë votuar se, për shqyrtimin e propozimeve për ndryshimin e rregulloreve ndiqet procedura e parashikuar për shqyrtimin e projektligjeve.

Por ju nuk keni, as ligj, as kushtetutë, as moral.

Ju silleni këtu para kamerave, para publikut si një bandë, në rregullat e mafias.

Ju dëgjova të përmendni precedentin, po mashtroni publikun, po mashtroni pa turp. Precedenti ishte konsensus. Po ishte, por ishte konsensus. Sot nuk ka konsensus. Sot ka një qëndrim, kërkohet të zbatohet kushtetuta.

Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë.

Ju e kaloni nga një shpellë mafia në një shpellë tjetër mafie.

Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Copjes, Suel Celës, miliardat e Shytëve, Troplinëve, Bajrave, nga lumenjtë e parave të krimit. Ku mund të pranoni ju ligj dhe kushtetutë?! Ju tmerroheni nga ligji dhe kushtetuta. Ju nuk pranoni të zbatimin rregullin më elementar.

Ju garantoj se shumica e juaj duhet të ishte atje ku është Shullazi, Bari Bajri, atje e keni vendin. Por edhe një gjë dua të them: E përmend Brukselin sot, ajo datë është caktuar para 4 muajsh. Por ne betohemi në këtë kushtetutë se do tua çjerrim maskën para shqiptarëve dhe evropianëve. Do paraqesim se çfarë rreziku jeni ju për shqiptarët, për Ballkanin, BE dhe SHBA. Tre ditë më parë u erdhi mesazhi, por e kapërcyen. Mesazhi ishte i qartë, se ata miqtë tuaj tregtojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latinë. E dëgjuat ju këtë apo jo? Po kush janë ata miqtë tuaj? Jeni ju, sepse ata po të mos i mbulonit ju do të ishin të gjithë në burgje.

Etiketa: berishakuvend

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Socialistët miratojnë ndryshimet në Rregullore, opozita braktis seancën: Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional

Socialistët miratojnë ndryshimet në Rregullore, opozita braktis seancën: Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com