GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Sot, jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991!

20:15 - 26/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Sot, jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degëve 8, 9 dhe 10 të Tiranës, nga ku u shpreh se, korrupsioni qeveritar shqiptar me korrupsionin ndërkombëtar luftuan forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë.

Sipas Berishës, sot shqiptarët janë në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Sipas tij, në vitin 1991 ata përmballeshin me në një monizëm të bazuar në luftën e klasave, doktorinën Marksiste-Leliniste si bazë e saj, ndërsa sot përjetojnë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit.

“Së pari ju përshëndes dhe falënderoj përzemërsisht. Është e diel në darkë, kohë e papërshtatshme për takime politike, por revolucioni është i tillë, nuk njeh ditë të veçanta, apo stinë, është i vazhdueshëm deri në fitoren e tij të merituar.

Prania juaj sot këtu është dëshmi e gadishmërisë tuaj. Ndaj përzemërsisht për praninë tuaj. Por përshëndes të gjithë anëtaret e anëtarët e PD-së degëve tuaja dhe mbarë Shqipërisë. Ne jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Në vitin 1991 ne përmballeshim me në një monizëm të bazuar në luftën e klasave, doktorinën Marksiste-Leliniste si bazë e saj. Ne sot përjetojmë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit.

Ndofta kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Për këtë qëllim kjo forcë opozitare duhej heshtur, asgjësuar, arkivuar”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

Berisha: Deklaratat mbështetëse pro krim-ministrit bliheshin haptas në tregun e korrupsionit

“Presione të jashtëzakonshme u bënë mbi ju, mbi anëtarësinë tonë, kërcënime nga më ç’njerëzoret. Por duhet të pranojmë, një sintonizim kjo vetëm i kësaj qeverive, të bazuar në krimin, drogën, por edhe në aleatë të tyre të korruptuar, diplomatë të korruptuar, zyrtarë, parlamentarë të korruptuar, të cilët lëshonin deklarata mbështetëse për ta.

Shqiptarët këto vite të pashembullta për Europën, për vendet e lira kanë dëgjuar deklarata mbështetëse për krim-ministrin e tyre Edi Rama, më shumë se të gjitha kohërat, se ato shiteshin dhe bliheshin haptas në tregun e korrupsionit.

Por lavdi zotit, ne sot jemi në këmbë dhe më të vendosur se kurrë në fitoren tonë. Përsëri ka amargamë korruptive e korrupsionit shqiptar me atë ndërkombëtar përpiqet të mbahet, të rezistojë, përpiqet të mashtrojë shqiptarët prap, por ju garantoj ju se të ardhme nuk kanë.

E ardhmja është e atyre që i besojnë transparencës, atyre që guxojnë të mbrojnë të vërtetat. Ne kemi guxuar dhe do të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren përfundimtare”, tha Berisha.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
Para
Dea Mishel shpreh pëlqimin për Shpatin!

Dea Mishel shpreh pëlqimin për Shpatin!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, lidhur me ligjin...

Lexo më shumë
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com