GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: SPAK po barazon Shqipërinë e Edvinit me Rusinë e Putinit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: SPAK po barazon Shqipërinë e Edvinit me Rusinë e Putinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vegël të verbër në duart e partisë shtet, e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha, Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, pas kërkesës së saj për autorizimin nga Kuvendi për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Nga studio e Ditarit në A2 CNN, Berisha e akuzoi SPAK-un se kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin e opozitës të dënuar apo me juntën e Mianmarit. Sipas tij kjo është dëshmi e një narkoregjimi.

“SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”, tha Berisha.

I pyetur pse nuk u paraqit në SPAK, në mënyrë që të shmangte këtë ashpërsim mase sigurie, Berisha theksoi se mbrojti Kushtetutën.

“Kjo tregon karakterin thellësisht poltik se prokuroria nuk kërkon masë për ato që më akuzon, por masë për vendimin antikushtetues ndaj meje. Prokurorë e gjykatës që denoncova në zyrën e tyre shkruan kushtetutën dhe morën pushtetin e parlamentit. Unë bëra gjën ëmë të mrië mbrojta kushtetutën e vendit tim”, theksoi kreu i demokratëve.

Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.

“Unë kam dërguar në Parlament për abrogimin e çdo lloj imuniteti për deputetë dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organeve të drejtësisë të hetojnë për deputetë. Sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetoshesh, jam i gatshëm kam thënë. Një çështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë, Sali Berisha nuk thirret asnjëherë se ishte hapur çështje pa individ dhe në fund ai shpallet person në hetim pa u pyetur asnjëherë dhe me t’u shpallur, ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”, theksoi ish-Kryeministri.

Berisha i referohet Kushtetutës që askujt nuk i mohohet e drejta për të dalë jashtë shtetit.

“Po kushtetuta ka një nen, nenin 38 që e garanton këtë në grupin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky nen siguron qytetarët që askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. Ky nen, lirinë e daljes jashtë shtetit e konsideron pjesë thelbësore të lirisë së njeriut. Deputeti nuk mund të arrestohet ose ti hiqet liria ndaj çfarëdo lloj forme, askush nuk mund të pengohet të dalë jashtë shtetit, është liri personale kurse në rastin e deputeti kjo liri nuk mund të hiqet”, tha ai.

Etiketa: berishaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Edi Rama kapet “mat” duke ndjekur kuvendin e Berishës

Po e sulmon SHBA apo Rama? Ja përgjigjia e Berishës/ Zbulohet si do votojnë deputetët e PD për arrestimin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com