GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha sulm Kushtetueses: Vendime kriminale dhe të turpshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha sulm Kushtetueses: Vendime kriminale dhe të turpshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka atakuar vendimet dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar vendimet e dhëna nga kjo gjykatë si kriminale dhe të turpshme.

Berisha tha se Edi Rama, për të rrëmbyer liritë e qytetarëve, për të vendosur të gjitha pushtetet në duart e tij të krimit, së pari rrëmbeu votën, së dyti rrëmbeu drejtësinë.

“Para dy ditësh, ajo që është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, u tha shqiptarëve se është e paimagjinueshme të mos zbatohet vendimi për Ndrikull Xhaçkën, për Olta Xhaçkën, vendimi i gjykatës.

Në emër tuaj, nuk më vjen mirë të merrem me një zonjë, por kur tejkalon çdo lloj limiti, nuk ke rrugë tjetër.

Asaj zonje i them, më e paimagjinueshme se çdo gjë tjetër janë vendimet e tua të turpshme dhe kriminale.

Zonjë, që nga paratë e këtyre qytetarëve, edhe të papunë, taksat e tyre, merr sot një rrogë 20 përqind më të lartë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, një vend me të ardhura pesë herë më të larta se Shqipëria, ajo që nuk mund ta imagjinojë një njeri është të shkruash në zyrën tënde të turpit, Kushtetutën e vendit.

T’i hiqesh të drejtën opozitës për ankesë të pakushtëzuar që i ka njohur Kushtetuta.

Të shpallësh entitet parlamentin, që nuk e njeh Kushtetuta si të tillë.

Ku ke ti moral të flasësh për imagjinatë, kur ti nuk njeh as të drejtën kushtetuese të vendit tënd, as të drejtën ndërkombëtare.

A e di ti zonjë se në të drejtën ndërkombëtare, në konventat që ka firmosur ky shtet, ti kurrë nuk mund të votoje për ndërtimin e Skavicës, se ajo që ti bëhesh këshilltare e narkoshtetit, që është turpi i dheut, e di çfarë do të thotë ajo këshillohu, do të thotë se ke shkelur ligjin ndërkombëtar, do të thotë se ke vendosur pa pyetur komunitetin, do të thotë se vendimi nuk ka vlerë, do të thotë se ligji nuk ka vlerë.

Por ti nuk ke guxim se ti je e blerë, e blerë, e blerë!

Dhe do të bësh moral ti, do të bësh edhe moral.

Si mund të bësh moral ti kur në konventat ndërkombëtare që ka firmosur ky shtet, kjo qeveri nuk mund të firmoste kurrë pa marrë miratimin e banorëve, se shkelte këtë të drejtë ndërkombëtare.

Kurse ti bëhesh këshilltare e Edi Ramës, turpi i dheut, turpi i ligjit, turpi i të drejtës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Kushtetuesja

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Protesta e 20 shkurtit, Berisha: Dita e provës së madhe

Protesta e 20 shkurtit, Berisha: Dita e provës së madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com