GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Të angazhohemi për një politikë që do të kthejë në vend të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Të angazhohemi për një politikë që do të kthejë në vend të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.

Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë., Po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin, ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale. Dua Lipa ndoshta zëri më i bukur sot në skenën botërore.

Ne kemi nevojë shumë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik, misioni ynë nuk mund të realizohet pa vizionin tuaj. Ëndrrat tuaj do ti japin të ardhmen këtij vendi”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala

Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni.

Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.

Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë.

Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë.

Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.

Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD.

Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri.

Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë.

Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore.

Ideja e rikthimit të trurit u diktua prej largimit të trurit. Ne po përballemi me një eksod të madh gjatë viteve të fundit.

Ne nuk duhet të shkurajohemi, duhet të bëjmë çmos në mënyrë që gjërat të funksionojnë më mirë. Ajo që tregoi departamenti duke punuar si opozitë, punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. Ne kemi nevojë shumë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik, misioni ynë nuk mund të realizohet pa vizionin tuaj. Ëndrrat tuaj do ti japin të ardhmen këtij vendi.

Etiketa: berishaKryesore1Politikete rinj

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
Para
Berisha viziton KMSH: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare, falja e së premtes do të percaktohet në ligj

Berisha viziton KMSH: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare, falja e së premtes do të percaktohet në ligj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com