GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Të dielën votoni njëshin dhe kandidatët e primareve

21:24 - 12/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Të dielën votoni njëshin dhe kandidatët e primareve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha në mbyllje të fushatës të koalicionit Bashkë Fitojmë në Tiranë, tha se të dielën, qytetarët shqiptarë duhet të votojnë numrin një, numrin e ndryshimit. Berisha tha se varfëria e madhe që ka kapluar vendin duhet të kapërcehet. Ai tha se Belind Këlliçi është një djalë i ri punëtor dhe i papërlyer në korrupsion, pasqyrim i të rinjve në vend, duke bërë thirrje që të votohet.

“Tek flas para jush, mendja më shkon te fushata e vitit 2013. Në atë fushatë, forcat politike konkurronin me një program se cila do krijojë vende pune më shumë, se cila do rrisë rrogat më shumë për qytetarët, se cila do ofrojë shërbime më të mira, se cila do të udhëheqë Shqipërinë drejt hapësirave euroatlantike. Ndaluni sot, kthehuni te kjo fushatë.

Sot ne flasim se si do ndalojmë varfërinë e frikshme, se si do frenojmë shpopullimin, shkretimin e vendit. Se si të frenojmë largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, se si do mbrojmë pluralizmin, se si do mbrojmë Shqipërinë nga abiset e historisë, se si do mbrojmë vokacionin perëndimor të vendit tonë, se si të ruajmë nordin tonë drejt Brukselit, në një kohë kur partia tjetër, sekti tjetër e hapi fushatën me eksploziv, e mbyll me arrestime.

Vazhdoi fushatën me tallje me qytetarët, me tallave, me sharje ordineri për kundërshtarët. Vazhdoi fushatën me mashtrime ordinere se do dyfishojë rrogat. Në këtë situatë, kjo fushatë dhe votimi i 14 majit kanë një rëndësi jetike, kanë një rëndësi vendimtare për fatin e Shqipërisë, për fatin e shqiptarëve. Ndaj dhe unë kam një mesazh sonte për çdo demokrate dhe demokrat, të gjithë kudo që jeni: me 14 maj, të votoni kandidatët e primareve, të merrni pjesë në votime, të votoni njishin, njishi është fati që shkatërron Edi Ramën, njishi është fati që përmbys monizmin, njishi është fati tek i cili ju firmosni fitoren.

Njishi është fati me të cilin ju i jepni përgjigjen më të merituar armikut më të egër të pluralizmit shqiptar. Mesazhi im është i njëjtë për çdo socialist shqiptar: unë u them sonte se 14 maji është një ditë shpëtimi për ju. Votoni kandidatët e primareve, votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, votoni njishin që të fitoni PS-në e uzurpuar nga një bandë kriminale, e cila ju paraqet ju ashtu siç nuk jeni. Nuk jeni ju njerëzit e krimit, nuk jeni ju njerëzit e mafias, por ju besoni në demokraci dhe vlerat e saj.

Mesazhi im sonte është për të gjithë shqiptarët pa parti. Hidhni mënjanë indiferencën. Ajo është fatale për ju dhe Shqipërinë. 10 vite dimër, 10 vite ngricë, 10 vite largim masiv i shqiptarëve, 10 vite varfëri, asnjë nuk duhet të qëndrojë indiference. Më 14 maji të votojë njishin, të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, të votojë Belind Këlliçin, të votojë kandidatët e primareve. Këtu para jush do i them Edi Ramës: mbaje mend se mund të vjedhësh ndonjë votë në lumin që rrjedh, por lumin nuk e vjedh dot. Rryma e fitores do të marrë përpara, do të çojë atje ku e meriton.

Edi Rama, hiq dorë se populli është në këmbë se shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë, janë më të vendosur se kurrë të mbrojnë liritë e tyre”, deklaroi Berisha.

Etiketa: berishadielKryesore1

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Transportonte klandestinët, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

Shpërndanin para për të blerë vota, 3 të arrestuar në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com