GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Berisha të krijojë Këshillin e të Urtëve”, Biberaj: Duhen figura të pastra në PD

18:07 - 17/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
 “Jemi më të keqpaguarit në rajon”, Biberaj i sigurt: Bojkot deri në plotësimin e kërkesave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se rezultati i dobët i zgjedhjeve lokale të 14 majit i atribuohet disa faktorëve, mes të cilave manipulimi i bërë nga qeveria dhe përçarja e opozitës e pamundësia për të arritur të krijohej një pol politik të rëndësishëm.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Biberaj ka deklaruar se PD ka nevojë për një lidership të ri, pasi ka humbur tashmë besimin e demokratëve tek figurat kryesore.

Biberaj ka shtuar se partia duhet të hapet dhe se Berisha duhet të krijojë një ”Këshill të të urtëve”, për të cilët tha se duhet të jenë persona intelektuale dhe të papërlyer nga pushteti.

Në lidhje me deklaratat për protesta, ai shtoi se kjo qeveri mund të rrëzohet shumë lehtë me protesta të vërteta, por jo me “shëtitje në bulevard”, siç i quajti ajo tubimet e organizuara nga opozita.

Nisida Tufa: Si e komentoni rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit për opozitën?

Aleksandër Biberaj: Situatë politikë e keqe. Një qeverisje arrogante e prepotente e zhytur në krim e korrupsion por nga ana tjetër kemi një opozitë të përçarë.

Mendohej të bashkoheshin nga opozita, por kjo nuk ndodhi e për pasojë erdhi rezultati më i dobët në 32 vite në këto zgjedhje.

Ne nuk arritën të krijojmë një pol politik të rëndësishëm.

Nisida Tufa: Çfarë ndodhi?

Aleksandër Biberaj: Nuk arritëm të krijojmë një frymë ndryshimi dhe revolucioni demokratik.

Që në përçarjen që ndodhi në PD nuk arritën të bashkoheshim, dështimi i dytë kishte të bënte me daljen në koalicion, fakt që ishim të detyruar ta bënim pas vendimit të gjykatës.

Por duhet ta bënim më herët sepse dihej që vendimi i gjykatës do vinte në një kohë të përshtatshme për qeverinë. Kjo na dëmtoi sepse gjysma e këshillave bashkiakë tashmë i ka marrë Partia e Lirisë.

Para disa vitesh ne e mbështetëm Berishën që “kushtëzohej” me: largimin e Bashës, bashkimi i partisë dhe i së djathtës, duhet të luftonim për të rrëzuar qeverinë e Ramës, të gjitha këto nuk ndodhën, ishin një sërë dështimesh. Foltorja ishte një grup i izoluar dhe nuk e hapi lojën, Berisha sot rrethohet nga një koracë e disa personave të dështuar e të konsumuar nga pushteti.

Berisha duhet të marrë nismën për të krijuar një këshill të Urtësh, të jenë intelektualë me vlera që i kanë dhënë PD, figura të pastra e të papërlyera.

Në PD i është “prerë koka” shumë intelektualëve për t’i hapur rrugë Lulzim Bashës.

Nisida Tufa: Një ikje e Berishës do ta shkërmoqte PD?

Aleksandër Biberaj: Jo nuk jam dakord. Ata janë vota të Berishës por edhe të demokratëve.

Nisida Tufa: A ka më vlerë për të protestuar në këto kushte?

Aleksandër Biberaj: Sot nuk dalin më njerëzit në protestë. Ne nuk kemi nevojë të protestojmë me tullumbace e trëndafila. Protesta është për të arritur një objektiv. Kishte kohë e mundësi opozita, pse nuk e bëri nuk e di atë e di vetëm lidershipi se ato i marrin vendimet.

Kemi degradim të besimit të demokratëve në lidershipin e partisë. PD ka nevojë për një garë e një lider të ri. Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, pra protesta jo xhiro në Bulevard. Rrethohet Kryeministria e nuk largohet deri në largimin e tij.

Etiketa: Biberaj

Lajme të lidhura

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Para
Shqipëri-Moldavi, dalin pamjet brenda dhomave të zhveshjes së lojtarëve (VIDEO)

Shqipëri-Moldavi, dalin pamjet brenda dhomave të zhveshjes së lojtarëve (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com