GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Të kthejmë zgjedhjet e lira, përballë regjimit të Ramës

12:59 - 05/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Të kthejmë zgjedhjet e lira, përballë regjimit të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e thirrur nga Gazmend Bardhi për deputetët demokratë, por edhe ata të partive aleate se duhet që të bashkërendojnë “përpjekjet ndaj një regjimit të Ramës”, që sipas tij, nuk njeh as ligj e as moral.

Berisha ftoi deputetët e pranishëm që të marrim pjesë në prezantimin e raportit për zgjedhjet vendore të 14 Majit që do të zhvillohet të mërkurën (6 shtator).

“Takimi i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit.

Nuk është një mision i lehtë, është një mision shumë i vështirë. Është një mision i vështirë sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time me të thellë se vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund ti japë vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës.

Në radhë të parë në parlament, i cili drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite. Por megjithatë ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi.

Zonja dhe zotërinj deputetë! Para 1 muaji është arrestuar Pëllumb Gjoka. Unë ju garantoj ju se shumëfishi i tij është Edi Rama, me të gjitha lidhjet e tij dhe dokumentet. Jo vetëm që po jepte atë licencën me 5 yje për të marrë kazinonë, por edhe për një seri arsyesh të tjera. E them këtë për ta ditur qytetarët se me çfarë përballet ai dhe përfaqësuesi i tij.

Por përsëri aktiviteti eficent i yni, si deputetë të opozitës ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë. Nuk mund ta mohojmë. Duhet ta pranojmë se shënoi një kthesë sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Jo nuk është ashtu.

Ai komision, po flas për atë, por edhe të tjera mund të ketë, ai shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar. Sigurisht Edi Rama po i mbron balozët kryesorë, por ama ata tani janë të zhveshur para shqiptarëve.

Nuk janë më pak aferat e shëndetësisë që kanë kushtuar mijëra e mijëra jetë. Nuk është më pak konflikti i interesit. Ministrja i jep burrit tenderin, Edi Rama akrabasë, e kështu me radhë.

Ne kemi një rol shumë të madh, gjithashtu mendoj në një legjislacion tërësor të ri, për luftën kundër vjedhjeve qeveritare dhe korrupsionit.

Kombet që janë në vështirësi përdorin ligje të forta, në mënyrë që të dominojnë një fenomen që po e rrënojnë, shkatërrojnë atë.

Kemi reformën për zgjedhjet. Ai siç e dini është i aftë për çdo gjë për të përcaktuar kuadrin zgjedhor, por besoj se përcaktimin më të vërtetë të jetës së tij, e bëri kur tha; Kodi zgjedhor është një kinezëri.

Megjithatë ne do të bëjmë gjithçka që vendi të ketë një kod zgjedhor që të japë zgjedhjet më të drejta të mundshme për qytetarët shqiptarë.

Ju ftoj, sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që do i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 Majit. Është bërë një punë e çmuar. Ky i vjedh zgjedhjet, dhe zgjedhjet e vjedhura nuk janë fitore.

Ju garantoj se jemi shumë të vendosur, ky është një takim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së në zgjedhjet 2021, bashkërendimi me forcat të tjera opozitare, si Partia e Lirisë, të kemi front të gjerë dhe eficent, të bashkërendojmë përpjekjet ndaj një regjimi që nuk ka as ligj as normë e as moral.”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaZgjedhje

Lajme të lidhura

Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA
Breaking Views

Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

20:52 - 28/04/26
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ
Breaking Views

Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ

16:30 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Para
VIDEO/ Pragë po vijmë! Kuqezinjtë optimistë para ndeshjes: Jemi gati

VIDEO/ Pragë po vijmë! Kuqezinjtë optimistë para ndeshjes: Jemi gati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian
Aktualitet

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian

23:31 - 28/04/26

 Italia ka ngritur alarmin për mafian shqiptare në vend. Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Liguria tregon...

Lexo më shumë
PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

23:16 - 28/04/26
PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti

22:02 - 28/04/26
Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

20:52 - 28/04/26
Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

20:46 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com