GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti studentët dhe qytetarët që protestuan sot në Tiranë, duke e cilësuar reagimin e tyre si një përgjigje ndaj masave ndëshkuese të qeverisë, të cilat i quajti antikushtetuese dhe antiligjore.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit i hodhën në koshat e plehrave aktet që, sipas tij, synonin të ndalonin revoltën studentore.

Ai deklaroi se PD nuk do të njohë asnjë akt që bie ndesh me Kushtetutën dhe garantoi mbështetje për studentët dhe qytetarët e ndëshkuar me gjoba.

“Kisha bindjen më të madhe se qytetarët dhe studentët, do t’u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do të mund të gjejë mbrojtje. Mendoi se do të mund të ndalojë protestën. “, tha Berisha.

Berisha kërkoi lirimin e studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate.

Sipas Berishës, protesta paqësore u provokua vazhdimisht nga policia, të cilën e akuzoi se veproi sipas një skenari kriminal ndaj revoltës studentore.

Në vijim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe faktorëve opozitarë të bashkohen në mbështetje të studentëve, pavarësisht dallimeve dhe kundërshtive politike.

“Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin, nga dallimet që mund të kemi. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi, që e ka emrin Edi Rama”, shtoi kreu demokrat.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Dua të përshëndes ata mijëra e mijëra studentë dhe qytetarë që sot me guximin, trimërinë, vendosshmërinë e tyre groposën në koshat e plehrave të Tiranës dekretet diktatoriale të padrinos, me të cilat ai synonte asgjësimin e revoltës studentore. Kisha bindjen më të madhe se qytetarët dhe studentët, do t’u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do të mund të gjejë mbrojtje. Mendoi se do të mund të ndalojë protestën.

Jam këtu për të deklaruar se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta evropiane e të drejtave të njeriut, asnjë formë gjendjeje të jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga PD.

Siç u faktua këto përpjekje dështuan me turp sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës pasi qytetarët e studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit të tij.

Shpreh mirënjohje shumë të thellë për studentët dhe qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre të madhe, për trimërinë. Rekordet e reja të trimërisë që treguan në përballjen dhëmb për dhëmb me mercenarët e Edi Ramës.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate. Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre me vlerë tre herë më të lartë, por edhe gjobëvënësi që vendos firmën e tij do ta paguajë shumë shtrenjt atë firmë.

Iu rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetutes të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se edhe penalisht mund të ndiqeni. Paçka se absolutisht me rrogat tuaja, me të ardhurat tuaja do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndëshkuar. Sot u faktua se protestuesit studentët dhe qytetarë në revoltën e tyre paqësore, u provokuan në mënyrë të përsëritur nga policia, e cila kryen dhe vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore.

Të bashkohemi, të mbështesim studentët. Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin, nga dallimet që mund të kemi.

Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi, që e ka emrin Edi Rama. Ju garantoj se PD, është e vendosur t’i mbështesë totalisht studentët dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata që janë në këtë linjë.

Bashkimi i faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizje të paparë që po zhvillohet në Shqipëri, për t’u ndarë nga regjimi i narkoshtetit dhe proceduar me një qeveri që përgatit teknike apo kujdestare, që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Etiketa: bashkimberishaKryesore1protestaRegjimi Rameste rinjte

Lajme të lidhura

Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës
Aktualitet

Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

19:46 - 07/11/26
Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta
Aktualitet

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

19:21 - 07/11/26
SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë
Aktualitet

Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

20:31 - 07/11/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti studentët dhe qytetarët që protestuan sot në Tiranë, duke e cilësuar reagimin e...

Lexo më shumë
Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

Përplasja mes PD dhe studentëve/ Tabaku: Në shesh nuk protestohet për ‘opozitë’, por kundër Ramës

19:46 - 07/11/26
Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

Shefi i komisariatit nr.1 urdhër “Shqiponjave” të largojnë mediat nga protesta

19:21 - 07/11/26
Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit ‘Uniforma Ime’

Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit ‘Uniforma Ime’

19:11 - 07/11/26
SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com