GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka vijuar dita e dytë e trajnimit dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë që zhvillohet në bashkëpunim me ekspertët më të njohur të fushatave zgjedhore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe: Ron Nehring, Peter Smallëood dhe John Fluharty, të cilët janë pjesë e ‘Leadership Institute. Në trajnim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e lidershipit dhe bashkëpunimit për të arritur suksesin, veçanërisht në kuadër të trajnimit të të rinjve për t’u bërë liderë të ardhshëm.

Berisha tha se, një lider nuk duhet të ketë frikë, pasi frika është armiku më i keq për njeriun.

Kryedemokrati shtoi se bashkëpunimi është thelbësor për realizimin e vizioneve dhe projekteve dhe se një lider mund ta arrijë këtë vetëm duke krijuar dhe udhëhequr një ekip. Ai rekomandoi që një lider të fokusohet tek talente dhe aftësitë e anëtarëve të ekipit, duke injoruar dobësitë e tyre, për të arritur performanca të jashtëzakonshme dhe rezultate që duken të pamundshme.

Berisha theksoi se një kauzë e drejtë nuk duhet të braktiset kurrë, pavarësisht nga vështirësitë që mund të paraqiten.

Ai solli si shembull PD-në gjatë tre viteve të fundit, ku shumë gjëra që dukeshin të pamundura u bënë të mundura, dhe thekson se tani ka një tjetër “të pamundur” përpara, që është fitorja kundër narkoshtetit dhe fitorja e zgjedhjeve. Ai e konsideroi të jashtëzakonshme forcën morale të partisë në këtë betejë.

Kryetari i PD iu drejtua të rinjve dhe theksoi rolin e tyre vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Ai shpjegoi se, ndryshe nga dikur, nuk kanë përballë një diktaturë komuniste, por një narkodiktaturë, dhe se kjo betejë nuk është thjesht për një zgjedhje, por një mision që duhet realizuar.

Berisha beson fort se energjia, përkushtimi dhe imazhi i të rinjve janë thelbësore për suksesin e fushatës. Ai thekson se, nëse të rinjtë bëhen imazhi i kësaj fushate, kundërshtarët do të “shkatërrohen”. Berisha beson se, duke dominuar skenën dhe duke sjellë energji të rinjve, kundërshtarët nuk mund të krahasohen me ta.

Kreu i PD u bëri thirrje të rinjve të vazhdojnë betejën me besim të plotë në fitoren që i pret, duke iu referuar mësimeve dhe eksperiencave që ata kanë përfituar.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Para
Administronte qendrën e prostitucionit, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Administronte qendrën e prostitucionit, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com