GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha thirret urgjent në SPAK, nesër seancë pyetjesh për një kallëzim të ri

19:41 - 09/06/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirret urgjent në SPAK, nesër seancë pyetjesh për një kallëzim të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai do thirret për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes.

Berisha ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal, deri në shoqërim të detyrueshëm. Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita berisha vitin e kaluar, se ajo “kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së”.

Çështja e kallëzimit për shpifje është regjistruar prej vitit të kaluar, me numër 139 e regjistruar nga SPAK, ku Berisha do pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni, për çështjen që është nën hetim paraprak.

Për këtë lajm ka reaguar edhe avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, i cili e etiketon magjistraten Gjoka si “Irena+ mbiemra 3 copë”.

“Nesër në orën 10:00, SPAK ka thirrur Dr. Berishën për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim që Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin!”, shkruan ai në postimin e tij në llogrinë personale në rrjetin social Facebook.

Në një reagim të fundit pasi dilte nga SPAK, më 5 maj, Berisha do përsëriste të njëjtat akuza ndaj Gjokës:

“Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani”, u shpreh Berisha mes të tjerash.

gijotina.com/

Etiketa: Irena GjokaKryesore1Sali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Sot bisedimet e paqes/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!
Botë

Sot bisedimet e paqes/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

11:51 - 11/04/26
Vance dhe Ghalibaf – Kush janë dy drejtuesit e delegacioneve për bisedimet mes SHBA dhe Iranit
Botë

Vance dhe Ghalibaf – Kush janë dy drejtuesit e delegacioneve për bisedimet mes SHBA dhe Iranit

11:38 - 11/04/26
Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Para
Atentati ndaj ish-policit shqiptar/ Hetuesit italianë dyshojnë për vrasës me pagesë

Atentati ndaj ish-policit shqiptar/ Hetuesit italianë dyshojnë për vrasës me pagesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot bisedimet e paqes/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!
Botë

Sot bisedimet e paqes/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

11:51 - 11/04/26

Delegacionet e SHBA-se dhe Iranit kanë mbërritur në Islamabad për bisedimet e paqes të planifikuara të mbahen sot në kryeqytetin...

Lexo më shumë
Vance dhe Ghalibaf – Kush janë dy drejtuesit e delegacioneve për bisedimet mes SHBA dhe Iranit

Vance dhe Ghalibaf – Kush janë dy drejtuesit e delegacioneve për bisedimet mes SHBA dhe Iranit

11:38 - 11/04/26
Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari

11:07 - 11/04/26
Rrëfimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t në SPAK: Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit

Rrëfimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t në SPAK: Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit

10:50 - 11/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com