GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje demokratëve: Ngrihuni në këmbë, nisni betejën…

19:08 - 15/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje demokratëve: Ngrihuni në këmbë, nisni betejën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, iu drejtua me një mesazh, demokratëve që të ngrihen ashtu sicc janë ngritur deputetët e PD-së, në atë që e cilësoi si beteja pa kthim kundër regjimit të Edi Ramës.

Nga dritarja e apartamentit ku ndodhet në “arrest shtëpie”, Berisha iu drejtua mbështetësve të tij, që tashmë mblidhen ccdo ditë në rrugën ku banon ish-Kryeministri, që e kanë pagëzuar me emrin “rruga e shpresës”.

“Ju si opozitë e vërtetë, i keni kallur datën, tmerrin narkoregjimit të Edi Ramës.

Deputetët tuaj, deputetët e vërtetë të opozitës ia bllokuan parlamentin narkoshtetit. E shndërruan atë në një kufomë-parlament. E shndërruan atë në një turp-parlament.

E shndërruan atë ashtu siç është në një krim-parlament, e shndërruan në institucionin më qesharak të planetit, i cili voton buxhetin për 4 minuta.
E shndërruan faktikisht në inekzistencë.

Një nderim të veçantë kam për të gjithë këta deputetë që në emër tuaj, po zhvillojnë betejën pa kthim në mosbindje civile, më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë parlamenti.

Por Edi Rama, përsëri i tmerruar, mendoi se duke përdorur mercenarët e tij, armiqtë e egër të opozitës, Dumanër, Kraja dhe kompani, do mund të godasë për vdekje opozitën.

Ne jemi në këmbë, jemi të sigurt, jemi të fuqishëm, ne do fitojmë!

Këtu para jush dua t’u drejtoj një thirrje mbarë demokratëve dhe opozitarëve: ngrihuni në këmbë siç janë ngritur këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra, siç janë ngritur deputetët tanë.

Sepse ora ju fton ju, idealet ju ftojnë ju, e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj ju ftojnë ju. Dashuria për Shqipërinë ju fton ju.

E ardhmja e këtij vendi, trashëgimia e këtij vendi, ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë në betejën epike, në betejën e historisë, në betejën pa kthim, të përmbysim diktaturën e instaluar në Shqipëri.

Fitoni ju, fitojnë fëmijët tuaj, fiton Shqipëria, fiton pluralizmi, fiton e ardhmja, fiton demokracia”, tha Berisha.

Referuar seancës së sotme parlamentare, e para për vitin 2024, Berisha tha se ishte një ditë beteje.

“Shqipëria sot është e gjunjëzuar. Por ajo nuk është e rrëzuar përdhe dhe kjo vetëm për një moment, sepse ju në emër të saj, jeni këtu çdo natë, të pamposhtur dhe në këmbë.

Jeni këtu për t’i dëshmuar Shqipërisë se ajo nuk do të rrëzohet përdhe kurrë!

Jeni këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen sepse Shqipëria që ju përfaqësoni, është Shqipëria që do fitojë, është Shqipëria që do ngrihet!
Miqtë e mi, sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës.

Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë.

Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1mbeshtetes

Lajme të lidhura

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Para
VIDEO/Krijohet çifti i parë në BBV3? Ç’po ndodh mes Sarës e Meritonit

VIDEO/Krijohet çifti i parë në BBV3? Ç'po ndodh mes Sarës e Meritonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26

Korça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave...

Lexo më shumë
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com