GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje fermerëve: Merrni sfurqe, lopë e traktorë e dilni protestoni

19:03 - 03/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje fermerëve: Merrni sfurqe, lopë e traktorë e dilni protestoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha u ka drejtuar një thirrje fermerëve që ti bashkohen protestave të opozitës. Madje Berisha i ka sugjeruar fermerëve që të marrin traktorët, veglat, sfurqet, lopët dhe të dalin në rrugë.

“Fermere dhe fermerë, Europa sot po zien nga zëri u fuqishëm i fermerëve europianë. Fermerët e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera po mbushin me traktorë dhe mjetet e tyre rrugët dhe sheshet e qyteteve evropiane.

Kur shoh ata në protestë dhe mendoj për gjendjen tuaj, ju garantoj se ju sot jeni skllevërit e vërtetë të Europës.

Ju jeni qytetarët, fermerët që jetoni në skllavërinë e këtij regjimi.

Jetoni në një skllavëri shkatërrimtare për ju. Fermat tuaja falimentojnë çdo ditë. Prodhimet tuaja shkatërrohen çdo ditë.

Mjerimi, disfata troket çdo ditë në vatrat tuaja, pavarësisht se ju derdhni djersën lumë për veten dhe familjet tuaja.

Ju rikujtoj se ata fermerë që shihni në Paris, në Berlin, për çdo kokë lopë, marrin 4 euro. Për hektar tokë marrin më së paku 1500 euro. Subvencionohen në çdo gjë.

Por ata janë ngritur sepse çmimet e tregut, inputet që blejnë, shpenzimet që bëjnë ua kanë ulur në maksimum fitimet.

Krahasoni ju veten sot. Ju blini me çmime edhe më të shtrenjta se ata, kurse prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia apo patateve që vijnë nga Maqedonia, frutave të tjera, ju ju kalben.

Ndaj dhe bashkohuni në këtë protestë, merrni traktorët, merrni veglat tuaja, sfurqet dhe çdo gjë, merrni lopët, merrni gjithçka keni, dilni në rrugë, dilni në protestë, dilni të fitojmë.

Dilni se po nuk protestuat ju, toka juaj në shkretëtirë do kthehet ose do merret nga klanet e drogës të Edi Ramës.

Dilni në protestë sepse shkatërrimi juaj është shkatërrimi i Shqipërisë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaFermerëKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Berisha akuza Dumanit: Po bën gjithçka të shpëtojë Ramën nga çështja McGonigal

Berisha akuza Dumanit: Po bën gjithçka të shpëtojë Ramën nga çështja McGonigal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com