GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje grave: Bashkohuni, kërkoni rivendosjen e lirive

20:24 - 08/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje grave: Bashkohuni, kërkoni rivendosjen e lirive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje grave e vajzave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës.

“Me një program të studiuar do të marrin fund diskriminimet në realitet. Do të bëhet gjithçka që potenciali i madh, që çdo grua, nënë e vajzë ka në vetvete të shpaloset në interesin e saj më të mirë të familjes dhe vendit”, tha Berisha.

Duke iu referuar 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të grave, Berisha u shpreh se sot është një ditë për tu bërë thirrje nënave e motrave tona, grave e vajzave të bashkohemi në këtë betejë për rivendosjen e lirive tona, sepse asgjë, asnjë qëllim fisnik, asnjë sukses i vërtetë nuk mund të arrihet jashtë një mjedisi të lirë, në kushtet e shtypjes dhe mohimit të lirive.

“Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për rikthimin e opozitës në pushtet. Për vendosjen reale dhe jo propagandistike, të nënës, motrës, vajzës e gruas në piedestalin që meriton.

Por kjo kërkon të çlirojmë, shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja e madhe që quhet, Edi Rama, në pushtetin e të cilit nuk ka votë të lirë, në pushtetin e të cilit nuk ka shpresë, por ka vetëm braktisje, braktisje, braktisje të votrave tona familjare, braktisje të Shqipërisë.

Edhe njëherë përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para të gjithë kontributit të jashtëzakonshëm që gratë, vajzat, nënat, motrat tona kanë dhënë dhe japin për Shqipërinë, familjet tona, për kombin shqiptar.

Shpreh bindjen më të thellë se së shpejti shqiptarët do të shohin tek gruaja, vajza, nëna, motra shqiptare fitoren, fitoren, fitoren.

Nderim të madh grave e vajzave, nënave e motrave shqiptare”, tha Berisha

Etiketa: berishaGraKryesore1liri

Lajme të lidhura

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
“Bardhi të dëgjojë zemrën”, Sara Gjordeni rrëfen planet e dasmës

“Bardhi të dëgjojë zemrën”, Sara Gjordeni rrëfen planet e dasmës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26

Një aksion “blic” i policisë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Krujës, ku forca të Komisariatit të Policisë...

Lexo më shumë
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com