GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha thirrje kritikëve të tij: Të lëmë ndasitë mënjanë, jemi përpara pyetjes “të jesh apo të mos jesh”

20:37 - 05/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në “arrest shtëpie”, Kuvendi ‘fshin’ Berishën nga lista e pagesave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë një thirrje që sipas tij është thirrja më jetike për Shqipërinë në këto 33 vite të historisë së tij politike, duke ftuar partitë e mëdha dhe të vogla, shoqëri civile, emigrantët dhe diasporë, që t’i bashkohen aksionit të opozitës për rrëzimin e narkoshtetit të Edi Ramës.

‘Kjo është thirrja më jetike që bëj në 33 vite! Ajo shkon edhe për kritikët e mi, të lëmë ndasitë mënjanë sepse jemi në emergjencë ekzistenciale’, u shpreh Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Pjesë nga fjala:

Sot është dita e 156, që unë mbaj fjalën time këtu në Rrugën e Shpresës. Nga këto 156 ditë, kjo është fjala më e rëndësishme që unë kam mbajtur. Por jo vetëm.

Në 33 vite karrierë politike, kurrë ndonjëherë, një mesazh i imi, nuk ka qenë më emergjent se ky mesazh i sotëm për ju dhe mbarë shqiptarët. Në 33 vite karrierë, kurrë ndonjëherë, një thirrje e imja, nuk ka qenë kaq jetike se kjo që bëj sonte në emër tuaj dhe të PD.

Prandaj fjalët e mia sot shkojnë në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo qytet, në mbarë vendin. Këto fjalë shkojnë për çdo rrugë dhe rrugicë të Shqipërisë.

Këto fjalë shkojnë për zemrat e çdo shqiptari. Çdo njeriu, që nën deje ka gjak shqiptari.

Demokratë dhe opozitarë të tjerë. Socialistë dhe pa parti. Këto fjalë u shkojnë partive të mëdha dhe partive të vogla. Shoqërisë civile, emigracionit dhe diasporës. Të rinjve dhe të moshuarve. Nënave dhe baballarëve. Vëllezërve dhe motrave.

Por këto fjalë shkojnë edhe për kritikët e Berishës.

Ka momente në histori, që ndasitë duhen lënë mënjanë. Ka momente në histori, që lufta politike eklipsohet nga një emergjencë ekzistenciale. Për çdo popull, vjen një moment në histori kur ndodhet përpara pyetjes: “Të jesh apo të mos jesh?”

Ky është ai moment për kombin shqiptar! Dhe sot çdo shqiptar duhet t’i shohë gjërat siç janë.

Monstrat e maskuara si qeveri duan të shkatërrojnë familjen. A e dini ju se në këtë moment, në parlament kanë sjellë ligjin e surrogacisë? Apo thënë ndryshe ligjin e tregtisë së foshnjave.

Këta monstra, nënën e shenjtë shqiptare duan ta shndërrojnë në fabrikë prodhimi.

Këta monstra, fëmijët e shenjtë shqiptarë, duan t’i shndërrojnë në produkt për t’u shitur.

Këta mostra, familjen e shenjtë shqiptare duan ta shndërrojnë në numër, ku nuk ka më nënë as baba, por ka prind 1 dhe prind 2.

Nuk janë vetëm familjet demokrate që rrezikohen këtu të dashur shqiptarë. Janë familjet socialiste. Janë familjet pa parti. Janë familjet e veriut. Familjet e Shqipërisë së mesme. Familjet e jugut.

Çdo familje shqiptare sot është në rrezik ekzistencial.

Etiketa: berishakritike

Lajme të lidhura

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Para
I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com