GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje qytetarëve: Mos kini frikë, ngrihuni kundër Edi Ramës

18:57 - 20/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha thirrje qytetarëve: Mos kini frikë, ngrihuni kundër Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu drejtua sërisht me mesazh qytetarëve për të thyer frikën dhe për të reaguar nga atij që e konsideron si regjim i Edi Ramës.

Në fjalën e mbajtur pasditen e sotme, ndërsa poshtë apartamentit të tij janë mbledhur sërisht mbështetësit pavarësisht kushteve të motit, Berisha tha se nuk ka shqiptar sot që pranon me vullnet, me dëshirë, një qeveri që grabit votën e qytetarëve, një qeveri, e cila ndërsen bandat për të terrorizuar qytetarët.

“Nuk ka shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, që do një qeveri që boshatis në mënyrën më të pamëshirë Shqipërinë. Por ka shqiptarë që kanë frikë të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie.

Ka shqiptarë që kanë frikë të mos i binden bandave që ajo ndërsen kundër tyre. Ka shqiptarë, të cilët ulin kokën, pavarësisht se varfërohen çdo muaj, çdo vit e më shumë. Ka shqiptarë, të cilët ndonëse vendi i tyre tretet para syve të tyre, përsëri nga frika heshtin.

Por ju jeni shembulli i tyre, ju jeni frymëzimi i tyre, ju jeni shumica e vërtetë e kombit.

Ndaj dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të frymëzuar nga ju, nga kjo betejë, të bashkohen dhe të ecim të sigurt drejt fitores.

Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.

Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë.

Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale.

Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.

Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve”, tha Berisha.

E ndërsa iu drejtua mbështetësve të tij të mbledhur në atë që e kanë pagëzuar me emrin “Rruga e Shpresës”, Berisha tha “ju jeni mbledhur sot këtu në këtë ditë të ftohtë, në këtë ditë shiu, Nuk jeni këtu për Sali Berishën, por jeni këtu për misionin e madh të shpëtimit të Shqipërisë, jeni këtu për të frymëzuar shqiptarët në këtë betejë jetike, vendimtare për fatin e kombit, fatin e fëmijëve tanë, fatin e vendit tonë”.

Në këtë kuadër ai shtoi se ftesa e tij është së pari për çdo demokrate dhe demokrat, këto janë momente historike për PD-në.

“Janë momente në të cilat kjo parti, anëtarët e saj, mbështetësit e saj duhet të vendosin të ngrihen në këmbë si luftëtarë lirie, të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.

Apo të ngrihen në këmbë për t’i dalë zot trashëgimisë së tyre të shkëlqyer.

Të ngrihen në këmbë si viganë për të mposhtur diktaturën e re, si vizionarë, si misionarë.

Historia fton të gjithë ata të ngrihen përsëri në këmbë, përndryshe arkivat e saj presin të gjithë ata që do qëndrojnë indiferentë në këtë kohë.
Unë e kuptoj se zhvillimet kanë pasur shpejtësi marramendëse, e kuptoj gjithashtu se kjo e keqe nuk erdhi përnjëherësh, erdhi gradualisht.

Por të mos harrojmë, demokrate e demokratë, se ne të cilët kishim misionin historik të përballjes, të mposhtjes së saj, nuk qemë në lartësinë e misionit tonë.
Ajo para syve tanë, u bë çdo ditë e më e madhe, çdo vit e më e keqe.

Së fundmi, pas 14 majit, Edi Rama kaloi në sulm të hapur frontal për asgjësimin e opozitës.

Ju mohoi përfaqësuesve të shqiptarëve të gjitha të drejtat kushtetuese në parlament, i shndërroi ata në qenie fiktive, në fasadë opozitë, për çka përfaqësuesit tuaj nisën një nga betejat më epike, më të jashtëzakonshme në historinë e një parlamenti.

Me mosbindjen e tyre civile, deputetët e opozitës mbrojtën para së gjithash dinjitetin e tyre, dinjitetin e secilit prej jush që votuat për opozitën.
Së dyti, me mosbindjen e tyre, deputetët e opozitës asgjësuan parlamentin e krimit, dëshmuan se cili është parlamenti i Edi Ramës dhe banditëve të tij”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1mbeshtetesRama

Lajme të lidhura

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’
Aktualitet

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Para
Prej 4 vitesh në një lidhje, kush është shkodrania që i ka “rrëmbyer” zemrën Albi Nakos

Prej 4 vitesh në një lidhje, kush është shkodrania që i ka "rrëmbyer" zemrën Albi Nakos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com