GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha thirrje rinisë: Ngrihuni për të përmbysur regjimin e Ramës

12:32 - 08/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje rinisë: Ngrihuni për të përmbysur regjimin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i bëri një thirrje qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti, të rinjve, pikërisht sot në Ditën e Rinisë, ditën kur 33 vjet më parë studentët u ngritën në protesta dhe përmbysën diktaturën, “që të ngrihet në lartësinë e misionit të ri, sepse një mosbindje e dytë civile apo një revolucion i dytë me mosbindje civile është vendimtar sot për fatin e Shqipërisë.”

Berisha, në përfundim të aktivitetit përkujtimor “Dhjetori i historisë dhe librave” në selinë e PD, tha:

“Do ta mbyll këtë fjalë me thirrjen time: na përket ne, i përket PD-së të marrë çdo vendim, të bëjë çdo përpjekje për të organizuar shqiptarët në një betejë pa kthim, në një mosbindje civile pa kthim gjer në përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar, antidemokratik.

Do u rikujtoj vetëm një moment nga takimi me Ramiz Alinë me datën 10 gusht. Ndër të tjera, kur i themi se heqja e monumentit të Stalinit është gjë e mirë edhe për Kosovën, dale ti Sali thotë, se unë e ti jemi nga pak kosovar, unë ia kthej se jam kosovar, kurse ai herë thoshte jam, herë jo, siç i leverdiste.

Se ata kosovarët, tha, shkojnë në OKB, protestojnë atje dhe kërkojnë që Shqipëria të mbrojë Kosovën. Ky ishte pozicioni i Ramiz Alisë në raport me Kosovën në gusht të vitit 1990.

Po cili ishte pozicioni i Edi Ramës në këto vite në aport me Kosovën? Pozicioni më armiqësor se i çdo lideri tjetër në Ballkan, përveç Aleksandër Vuçiçit.

Edhe toleranca jonë ndaj këtij qëndrimi, të pranojmë haptas, na turpëron, nuk na nderon. Nuk mundet njerëzit patriotë dhe atdhetarë, të pranojnë si pushtetar një armik, një vasal, një argat apo një Pashiç të Beogradit në Tiranë.

Të gjitha këto janë thirrje, por 8 dhjetori e ka mesazhin, thirrje për rininë. Dhe PD do mund ta fitojë këtë betejë dhe do e fitojë, me një kusht të vetëm, angazhimin, mobilizimin e të rinjve shqiptarë, e atyre që kanë mbetur këtu, që i kanë rezistuar gjenocidit të Edi Ramës.

U garantoj se nuk ka diktator, nuk ka diktaturë, për më tepër që kjo është një diktaturë e një vendi anëtar të NATO-s, ky është një aberracion i tmerrshëm për aleancën. Aleanca është aleancë e vendeve demokratike dhe kjo është e vetmja diktaturë, çka për ne, e bën edhe më të mundshme përmbushjen e detyrimit tonë për përmbysjen e saj.

Uroj me këtë rast të gjithë ata mijëra e mijëra studentë që me 8 dhjetor nisën lëvizjen e tyre liberatore për Shqipërinë dhe ftoj rininë shqiptare të ngrihet në lartësinë e misionit të ri, sepse një mosbindje e dytë civile apo një revolucion i dytë me mosbindje civile është vendimtar sot për fatin e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1regjimrini

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
“Ylli i ri i muzikës”, këngëtarja e famshme mbështet Dua Lipën

"Ylli i ri i muzikës", këngëtarja e famshme mbështet Dua Lipën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com