GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha thirrje Veliajt: Jep dorëheqjen! Ty dhe Dumanin do ju hedhim në koshin e plehrave…

21:00 - 22/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryehajduti Erion Veliaj është e shenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës,Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike me të ardhur në pushtet do të rivendosë betejën më të egër kundër korrupsionit.

‘Ne do të vendosim tolerancën zero ndaj tij’, theksoi kryedemokrati, Sali Berisha.

Ai i bëri edhe një herë thirrje Erion Veliajt të japë dorëheqje, pasi nuk ka Duman që ta mbrojë.

“Nuk ka Duman që të mbron ty o i zi. U garantoj se ty dhe Dumanin tënd do u hedhim në koshin e plehrave të historisë, aty ku e keni vendin”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala:

Shqiptarë dhe shqiptare, mos t’u mashtrojë njeri, vendas as i huaj se sot në sistemin korruptiv të Edi Ramës, dosjet që shkojnë për korrupsion janë në numër 5 herë më pak se ç’ishin në vitin 2008-2009, sepse në ato vite ishte e hekurt lufta kundër korrupsionit.

Në ato vite nuk guxonte njeri për t’i dhënë vëllait të vet tendera, për t’i dhënë drejtorit të vet tendera.

Në ato vite nuk mendonte njeri të bënte prokurime me negociata të mbyllura.

A e dëgjuat hajdut Damanin, kur e pyetën, i thanë a nuk është krim tenderimi me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj?

Kur i ndalon ligji, po, kur nuk i ndalon, jo tha. I dridhet shpirti nga Edi Rama se e dinte se duhej t’i shkonte t’i vinte hekurat.

Por ai është peng dhe skllav i Edi Ramës.

Ishte fitore sot për ne miq, ishte fitore e madhe. I doli fytyra në shesh siç e kishte.

Avoketërit e tij janë të nxirë sot.

Janë në faqe të zezë sot para publikut shqiptar sepse e panë se si iu var koka kur iu përplasën të vërtetat në sy.

Dhe unë tani u them ju se kjo betejë për lirinë dhe dinjitetin.

Kjo betejë kundër këtyre organizatave kriminale është e shenjtë.

Qëndresa jonë është e pamposhtur.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen o turpi i botës.

Jep dorëheqjen o hajdut i shpërfytyruar.

Po nuk ka Duman që të mbron ty o i zi. U garantoj se ty dhe Dumanin tënd do u hedhim në koshin e plehrave të historisë, aty ku e keni vendin.

Do u varim në shtyllën e turpit, të krimit, korrupsionit, vjedhjes dhe pafytyrësisë.

Sërish, ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, ne do të vendosim tolerancën zero ndaj tij.

Tolerancën zero ndaj mafies.

Shqipëria do rikthehet më e gjallë, më vitale, më e bukur, më me shpresë se kurrë.

 

 

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Dijonisi tenton të puthë në buzë Baby G, ja si reagoi ajo

Dijonisi tenton të puthë në buzë Baby G, ja si reagoi ajo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com