GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha thirrje: Votoni masivisht për ndryshimin dhe jo narko-shtetin

13:57 - 11/05/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje: Votoni masivisht për ndryshimin dhe jo narko-shtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në votime më 14 maj dhe të votojnë ndryshimin.

“Populli shqiptar thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, kështu provohet dhe premtimi i Edi Ramës për rritjen e rrogave. Këtë e ka kuptuar çdo shqiptar.

Jam këtu sot për një mesazh me të cilin dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë. Të marrin pjesë ditën e diel në votime.

U drejtohem me këtë rast në radhë të parë të rinjve të vendit. Të gjitha të rejave dhe të rinjve të cilët janë sot në Shqipëri. I ftoj të votojnë më 14 maj ndryshimin, të votojnë të ardhmen, të votojnë për veten e tyre, për bashkëmoshatarët që kanë braktisur Shqipërinë.

U bëj thirrje nënave, motrave, grave e vajzave të marrin pjesë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto dy ditë që na ndajnë të jenë ditë përkushtimi për të bindur të gjithë qytetarët të votojnë. Vota për ndryshimin është votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë të fëmijëve.

Iu bëj thirrje të gjithë burrave të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimin sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria. Biznesmenëve gjithashtu iu bëj thirrje të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale, për një perspektivë reale për ndryshimin e këtij pushteti. Iu bëj thirrje fermerëve të votojnë ndryshimin, si kushti më themelor për të pasur sukses në fermat e tyre.

Iu bëj thirrje punonjësve të administratës, pjesëtarëve të FA-ve të marrin pjesë në votime, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.

I garantoj se secili prej tyre që ka zbatuar ligjet do të jetë i respektuar, por vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit. Merrni pjesë në votime, mos dëgjoni njeriun që ka frikë dhe tmerr nga vota tuaj dhe ju bën thirrje të mos dilni në votime. Vetë kjo thirrje duhet të zgjojë te ju përgjegjësinë e madhe që keni ndaj familjes dhe vendit dhe duhet ta ushtroni atë përgjegjësi me votën tuaj të lirë”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1Voto

Lajme të lidhura

Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë
Aktualitet

Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

12:11 - 14/02/26
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana
Sport

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024
Uncategorized

Parashikimi i motit për sot, 10 shkurt 2026

07:39 - 10/02/26
Para
‘Luizi ishte gangster’, Kristi shokon me deklaratën e fundit

‘Luizi ishte gangster’, Kristi shokon me deklaratën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com