GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Tirana në 10 vendet me sistemin shëndetësor më të dobët

18:12 - 19/12/22
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mos e miratoni”,Berisha ultimatum deputetëve për amnistinë fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një takim me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.

Në fjalën e tij Berisha vlerësoi punën e mjekëve, por sulmoi qeverinë për mosofrimin e kushteve dhe hartimin e një programi që të bëjë që profesionistët e shëndetësisë të qëndrojnë në vend dhe të mos zgjedhin emigrimin drejt Gjermanisë.

Ish-kryeministri theksoi se Tirana renditet në 10 vendet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Gjithashtu ai fajësoi qeverinë për numrin e lartë të vdekje gjatë periudhës së pandemisë, të cilat sipas tij erdhën si pasojë e mosorganizimit të mirë nga qeveria dhe ministria e linjës.

Deklarata

“Kjo është arsyeja pse ne na ikin mjekët dhe infermierët. Kolegia juaj ishte një misionare e vërtetë. Ajo tregonte sagën e jetës së vetë, përballonte tre komuna të mëdha. Sa paguhej ajo? Asgjë s’paguhej. U ndala në këtë momente se asnjë sistem tjetër nuk e ka ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm, këtë plaçkitje të fondeve dhe pasurive publike. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse ndryshimi. Është imperative që ju dhe kolegët tuaj që nuk janë këtu, me ata që punoni të hartojmë një program për t’iu dhënë përgjigjen më të mirë.

Ky program duhet të filloj me trajtimin e mjekut dhe infermierit. Një trajtim tërësisht tjetër në rast se duam të shënojmë një kthesë dhe që ky sistem të qëndrojë në këmbë. A e imagjinoni ju që Tirana të jetë në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Ju çdo ditë jeni në mision, janë cënuar rëndë norma dhe standardi. Sektori privat në vend se të ishte një sistem komplementar, për fat të keq nuk përmbush këtë mision, ndaj dhe ne duam një program i cili të shënjojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut dhe infermierit. Detyrimisht duhet ta fillojmë me këtë. Duhet të hartojmë një program që të rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira gjithnjë në interesin e të sëmurit”, tha Berisha.

Më tej shtoi:

“Ne duam një sistem i cili duhet të konkurrojë me aftësinë, me ekipin dhe infrastrukturën. Ku jemi ne këtu? E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë kaloi një epidemi, në këtë betejë ushtarë nuk ishin ushtarakët, por ishin mjekët dhe infermierët. Askush nuk doli më i humbur se ne shqiptarët. Dolëm në 3-4 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë dhe jo se nuk kemi mjekë apo infermierë të aftë. Mungoi organizmi, qeveria kishte synim si të mashtronte qytetaret dhe jo si t’i shërbente. Mbetet të marrim shembullin e Maqedonisë e Kosovës, të cilët kishin 2.2 herë më shumë shtretër se ne. Gjithçka ishte për faj të organizmit”.

Gjithashtu ai nënvizoi se gjendja në shëndetësi është në një emergjencë kombëtare dhe ndaj duhet ndryshimi i funksionimit të sistemit.

“Gjendja në shëndetësi është një emergjencë e vërtetë kombëtare. Tani po bëjnë ligjin e barnave që e ka shkruar Vilma Nushi. Si i intereson asaj se ndan fitimin me Edi Ramën. Nuk ngopet së pasuruari me Check up-in. Ajo vazhdon tani dikton edhe listën e barnave bashkë me Tom Doshin dhe ndonjë tjetër me radhë. I ka marrë partia në dorë dhe këta në gjuhën e brendshme këtë term përdorin. Arsimin e bënë socialist. Emërtojnë shkolla me anëtarë të Partisë Socialiste. Prisni kur vazhdojnë të emërojnë spitalet Manastirliu, Spiropali apo Taulant Balla. Do ndalojmë këtë rrokullisje të madhe të këtij sistemi jetik dhe të ecim drejt një sistemi që Meriton shoqëria jonë dhe vendi jonë”, tha ai.

Etiketa: berishaKryesore1Sali Berishashendetesia

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Befasuese! S’e merrni me mend kush qenka e dashura e Mateus Frrokut

Befasuese! S'e merrni me mend kush qenka e dashura e Mateus Frrokut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com