GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha tregon prapaskenat për largimin e Nanos: Çfarë zbuloi për Ballukun

13:17 - 23/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha tregon prapaskenat për largimin e Nanos: Çfarë zbuloi për Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur një tjetër skenar për shkarkimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Berisha tha se Gledis Nano u largua nga kryeministri Rama, dhe ministrët Bledi Çuçi dhe Belinda Balluku.

Ish-kreu i qeverisë tha se Gledis Nano në krye te Policisë ka hetuar çështjen e call centerave, ku pas kësaj çështje qëndronte Olsi Rama. Ndërkaq, Berisha u shpreh se edhe Belinda Balluku është zbuluar të ketë probleme të kësaj natyre.

“Largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në 30 vite, është një nga aktet më mafioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një polic, një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narkokomisarët e raportit të Shërbimit Informativ. Nuk kam pasur asnjë iluzion se do ishte i suksesshëm, por nuk kisha informacion për lidhjet e tij me grupe kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve, ishte diçka pozitive në vlerësimin tim. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat. Ai u përball me këto probleme. Problemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij. Së dyti, doli jahti me vela plot drogë. Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e lidha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot drogë u kap në Itali. Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Drogë është pasioni. Por ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Kjo ishte çështja e call center. Aty doli emri i Edi Ramës. Është një hetim gjerman në dijeninë time. Këto tre çështje. Së fundmi, siç është fjala: “Cherchez la femme”/ “Kërkoni femrën”, del që përveç këtyre që thashë, munden edhe ca probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave, jo të tjera. Të gjitha këto bënë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan”, tha Berisha.

Etiketa: berishaPD

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Berisha flet për vjeshtën “e nxehtë”: Shumë shpejt do të nisë greva, revolta dhe mosbindja civile

Berisha flet për vjeshtën “e nxehtë”: Shumë shpejt do të nisë greva, revolta dhe mosbindja civile

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com